Dragostunja i qytetit të Librazhdit është një prej fshatrave që ndonëse pak të njohur mbart histori të veshtirë brenda tij. Thënë kjo pasi prej këtij fshati shumë prej banorëve të tij kanë emigruar në rrethana dhe për arsye nga më të ndryshmet.
Gjithçka nisi me rastin e Alvin Berishës, kur mediat shqiptare u nisen drejt kampeve të Sirisë. Në një prej kronikave, u spikat me zë dhe figurë Ruzhdije Balliu nga Drogostunja e Librazhdit, e cila kishte ikur bashkë me bashkëshortin e saj në Siri për të kthyer në shtëpi djalin e saj.
AlpeNews.al ishte në Dragostunjë të Librazhdit i cili ndodhet rreth 6 kilometra larg qytetit.
Sapo hyn në fshat, që duhet thënë se është tejet i heshur e kjo për arsye se rinia është larguar, shihen rrugët e asfaltuara e shtëpi të reja. Gjatë bashkëbisedimit me banorët e zonës ishte e pamundur të shmangje fjalinë: “Jemi bërë si kukësi, nuk ka shtëpi pa një djalë në Angli”.
Modelet e shtëpive janë të ndertuara në formen e dy ose tre katëve e rrallëherë mund të të kapte syri një katëshe.
Një prej elementëve që bien menjeherë në sy është është xhamia e ndërtuar në qendër të fshatit që edhe pse i vogël duket se ka nevojën e një investimi të tillë.
Ecja në fshat të mundeson të dallosh menjeherë “ndarjen” midis banorëve, të dy feve të ndryshme të islamit.
E këtu fillon edhe pjesa interesante e fshatit. Një ndarje e madhe për një komunitet të vogël që dinë thuajse çdo gjë për njëri tjetrin
Nën zë se, banorët që mbajnë mjekër radikalë ndjekin tradita të tjera, jo vetëm përsa i përket lutjeve në xhami, por edhe në jetesën e përditshme. Ata nuk marrin pjesë në dasma dhe morte jashtë grupit të tyre.
Banorët që mbajnë mjekër kanë disa rite të ndryshme siç është edhe ndalimi i muzikës, orkestra apo kënga në dasma e festa. Si në hidhërime dhe në gezime, gratë e burrat qëndrojne veç e veç. Këto të fundit gjithnjë duhet të jenë të mbuluara me perçe dhe ferexhe.
I tillë është Dragostunja… Fshati që jeton në realitetin e bashkëjetesës fetare në Shqipëri, realitet sa afër dhe aq larg.
/AlpeNews.al



