• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 30 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

30 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“NE DO TË VAZHDOJMË KONTRIBUTET PËR ALEANCËN”/ Ministri Hasani: NATO, garantues i palëkundur i sigurisë
Home
Politikë

“NE DO TË VAZHDOJMË KONTRIBUTET PËR ALEANCËN”/ Ministri Hasani: NATO, garantues i palëkundur i sigurisë

4 April, 2024 s.autor Politikë

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani nëpërmjet një videomesazhi ka uruar 75-vjetorin e krijimit të NATO-s.

Ai ka theksuar se në 75 vitet e fundit janë një dëshmi e fuqisë dhe e qëndrueshmërisë së NATO-s.

Ndërsa shton se Aleanca është përshtatur vazhdimisht me ndryshimin e peizazheve gjeopolitike, duke shfaqur qëndrueshmëri dhe fleksibilitet.

Mesazhi:

Viti 2024 shënon një moment të rëndësishëm historik për NATO-n. Më 4 prill, Aleanca jonë feston 75-vjetorin e saj. Ky vit paraqet një rëndësi të veçantë për Shqipërinë, pasi mbushen 15 vjet nga anëtarësimi i vendit tonë në Aleancë, në vitin 2009.

75 vitet e fundit janë një dëshmi e fuqisë dhe dhe qëndrueshmërisë së NATO-s. Aleanca jonë është përshtatur vazhdimisht me ndryshimin e peizazheve gjeopolitike, duke shfaqur qëndrueshmëri dhe fleksibilitet.

E forcuar më tej nga bashkimi i kohëve të fundit i aleatëve tanë më të rinj: Suedisë dhe Finlandës, NATO sot qëndron si një garantues i palëkundur i sigurisë kolektive për të gjithë aleatët e saj, e gatshme të qëndrojë e tillë edhe për shumë dekada të tjera.

Përballë agresionit të Rusisë kundër Ukrainës dhe përshkallëzimit të kërcënimeve globale të sigurisë, rëndësia e NATO-s nuk ka qenë kurrë më e theksuar sa sot.

Për Shqipërinë, data 1 Prill 2009, shënon një moment kyç në historinë tonë dhe një afirmim të aspiratave tona për të krijuar një shtet modern demokratik. Anëtarësimi në NATO për ne nuk ishte thjesht për të përfituar siguri; ishte gjithashtu për rrënjosjen e vendit tonë mes familjes demokratike, perëndimore të kombeve.

Në vitet që pasuan, ne kemi bërë maksimumin për të kontribuar në Aleancë, duke luajtur një rol të rëndësishëm, proaktiv në garantimin e sigurisë dhe stabilitetit të rajonit tonë dhe duke kontribuar në misione dhe operacione në të gjithë globin.

Teksa përkujtojmë këtë moment historik, ne do të vazhdojmë kontributet tona për Aleancën tonë me të njëjtin përkushtim dhe entuziazëm të palëkundur që kemi treguar që nga dita e parë, në kërkim të paqes, sigurisë dhe prosperitetit.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article RAPORTON NË KLP/ Kreu i SPAK: 18 zyrtarë të lartë nën hetim. 41 mln euro pasuri e sekuestruar
Previous article SEKUESTROHEN 73 MIJË EURO, DROGË DHE ARMË/ Goditen 6 grupe kriminale greke, disa shqiptarë të arrestuar

s.autor

Postime të ngjashme

REFORMA ZGJEDHORE/ KQZ kërkon rregulla më të forta dhe kufij të qartë, zbulohen kërkesat e PS dhe PD Politikë

REFORMA ZGJEDHORE/ KQZ kërkon rregulla më të forta dhe kufij të qartë, zbulohen kërkesat e PS dhe PD

“PROTESTAT NISËN PËR MJEDISIN, POR U KTHYEN NË POLITIKE”/ Raporti i fundit i DASH për Shqipërinë: SPAK rol kyç në luftën kundër korrupsionit Breaking News

“PROTESTAT NISËN PËR MJEDISIN, POR U KTHYEN NË POLITIKE”/ Raporti i fundit i DASH për Shqipërinë: SPAK rol kyç në luftën kundër korrupsionit

RRËMBEU DOKUMENTIN SEKRET NË KUVEND/ Shehaj përjashtohet me 60 ditë nga seancat Breaking News

RRËMBEU DOKUMENTIN SEKRET NË KUVEND/ Shehaj përjashtohet me 60 ditë nga seancat

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT