• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 22 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

22 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“NE DO TA NDËRTOJMË GUATEMALËN”/ Ish-drejtuesi i Burgjeve zgjidhet President pas 4 tentativave të dështuara
Home
Nderkombetare

“NE DO TA NDËRTOJMË GUATEMALËN”/ Ish-drejtuesi i Burgjeve zgjidhet President pas 4 tentativave të dështuara

12 August, 2019 k.autor Botë, Nderkombetare

Ish-shefi i burgjeve, Alejandro Giammattei, është zgjedhur president i Guatemalës. Gjykata Zgjedhore ka deklaruar se konservatori ka marrë 59% të votave, ndërsa kundërshtarja e tij e qendrës së majtë Sandra Torres, ka marrë 41%, me 95% të votave të numëruara deri më tani.

Ish-zonja e parë Torres po kandidonte për herë të tretë, ndërsa Giammattei po bënte përpjekjen e tij të katërt.

Qytetarët e Gutemalës kanë si shqetësim kryesor pasigurinë në vend, të ndjekur nga papunësia, kostot e larta të jetesës dhe korrupsioni.

“Nuk ishte e lehtë, por qëllimi u përmbush. Do të jetë një nder i jashtëzakonshëm të jesh president i këtij vendi që unë e dua aq shumë. Ne do të rindërtojmë Guatemalën. Nuk mund ta shpreh se sa mirënjohës jam”, tha Giammattei.

Presidenti zgjidhet për një mandat vetëm katër vjeçar. Presidenti aktual Jimmy Morales nuk mund të kandidojë për një mandat të dytë.

Ndërkohë që asnjë nga 19 kandidatët në raundin e parë të mbajtur më 16 qershor nuk mori 50% të votave të nevojshme për të fituar, dy kandidatët kryesorë përparuan në një raund të dytë dhe të fundit, me votimet e mbajtura të dielën.

Alejandro Giammattei do të marrë detyrën në janar 2020. 63-vjeçari kandidoi për partinë e krahut të djathtë Vamos (Le të Shkojmë) dhe kjo është përpjekja e tij e katërt për t’u bërë president. Sa herë ka kandiduar, ai e ka bërë këtë për një parti të ndryshme.

Giammattei është një mjek i trajnuar i cili u emërua drejtor i sistemit të burgjeve në Guatemala në 2006. Në të njëjtin vit, ai drejtoi një operacion të diskutueshëm për të marrë nën kontroll burgun e Pavón, i cili ishte drejtuar nga të burgosurit për një dekadë. Shtatë të burgosur vdiqën gjatë bastisjeve nga forcat e sigurisë.

Giammattei ishte në mesin e tetë personave të akuzuar për ngjarjen dhe pasi kaloi 10 muaj në paraburgim, ai u lirua për shkak të mungesës së provave.Ai doli i katërti në zgjedhjet e 2015-ës.

Giammattei ka premtuar të ndërtojë “një mur prosperiteti” për t’i penguar shtetasit të mos migrojnë në SHBA. Për të zvogëluar pabarazinë midis të pasurve dhe të varfërve, ai dëshiron të tërheqë më shumë investime të huaja në Guatemalë duke forcuar mbrojtjet e pronës private.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article MISTERI I "VETËVRASJES" SË MIKUT TË DONALD TRUMP/ Njeriut që kishte ngritur një rrjet për pasanikët që shkonin me minorene
Previous article ZBULON ANËN E ERRËT TË PUSHIMEVE/ Gazetarja shqiptare: Do t'i çjerr maskën politikanëve dhe "pjeshkave"... (FOTO+VIDEO)

k.autor

Postime të ngjashme

ANALIZA E CNN: Europa në alarm për përshkallëzim të mundshëm, frika nga sulmet hibride dhe përgatitjet për mbrojtjen civile Botë

ANALIZA E CNN: Europa në alarm për përshkallëzim të mundshëm, frika nga sulmet hibride dhe përgatitjet për mbrojtjen civile

DRONËT ALARMOJNË LUKSEMBURGUN/ Qeveria forcon monitorimin e hapësirës ajrore Botë

DRONËT ALARMOJNË LUKSEMBURGUN/ Qeveria forcon monitorimin e hapësirës ajrore

PARALAJMËRIMI I FMN: Inteligjenca artificiale mund të rrisë produktivitetin në Evropë, por rrezikon të thellojë pabarazinë Botë

PARALAJMËRIMI I FMN: Inteligjenca artificiale mund të rrisë produktivitetin në Evropë, por rrezikon të thellojë pabarazinë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT