• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 30 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

30 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“NE DO SHKOJMË NË ZGJEDHJE”/ Veliaj: Ja çfarë ndodh në 30 korrik nëse nuk ka votime
Home
Intervista

“NE DO SHKOJMË NË ZGJEDHJE”/ Veliaj: Ja çfarë ndodh në 30 korrik nëse nuk ka votime

28 March, 2019 F.autor Intervista, Politikë

Në 30 qershor do të ketë zgjedhje edhe nëse opozita nuk bëhet pjesë e tyre. Këtë e deklaroi sot kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj duke folur gjatë emisionit “Opinion” , ku ndër të tjera theksoi se ai vet dhe Partia Socialiste do të vijojnë të ftojnë qytetarët që ta votojnë për një mandat të dytë në krye të Bashkisë së Tiranës. Ai theksoi gjithashtu se mbajtja e zgjedhjeve vendore në datën e dekretuar nga Presidenti i Republikës bëhet diçka e detyruar sepse në 30 korrik atij si kryetar bashkie i mbaron mandati dhe pas kësaj date për shkak të specifikës së ligjit pushtetin vendor s’ka askush që mund të ushtrojë kompetencat për administrimin e punëve të përditshme të qytetit.

“Unë nuk kandidoj për të marrë pëlqimin e opozitës. Unë kandidoj për të marrë bekimin, uratën e zgjedhësve. Nëse opozita nuk vjen është turpi i tyre. Nëse unë vazhdoj bëj punën është nderi im dhe atyre qytetarëve. Unë jam betuar një muaj pasi u votova në zgjedhjet e qershorit 2015. Do të thotë që mbas betimit tim në 4 vjet pra në 30 korrik skandon mandati im. Kryetari i Bashkisë së Tiranës duhet të firmosë çdo ditë. Unë kam një bllok tre orë vetëm firmos shkresa nga toka që shpronësoj për varreza, nga qumështi që shkon nëpër kopshte e çerdhe, nga pemët që do mbillen, nga ujësjellës kanalizmet, nga mbledhjet e bordit që caktohet si duhet të zgjerohet Bovilla. Pra në dallim nga ministria që ka një titullar politik dhe sekretar të përgjithshëm që menaxhon administratën, menaxheri i qyetit është i njëjti person, kryetari i Bashksië. Pra, në momentin që kryetari i Bashksië nuk bën punën e vet do të thotë që nuk shkon nesër furnizimi në kopshte e çerdhe, nuk varrosen njerëz sepse duhet të bësh gjithë urdhrat e punës…”, tha kryetari i Bashkisë së Tiranës.

Gjithashtu ai shtoi se sjellja e opozitës është e papranueshme pasi një pakicë nuk mund ti imponohet një shumice të ligjshme të dalë nga vota. “Ky është bullizëm. Bullizëm. Të gjithë prindërit që na ndjekin i mësojnë fëmijët e tyre. Nëse tek klasa jote është një pakicë, një rrugaç, një lac i vogël që ju detyron të bëni gjëra kundër vullnetit tuaj, ju do grupoheni bashkë do i thërrisni drejtoreshës, i thoni mësuese, pra të bërit me dhunë të një dëshire, të një minorace nuk mund të jetë rend shoqëror, nuk mund të pranohet si normë, ndaj ajo që thoni është le të bëjmë atë gjë që shqiptari ka bërë tipikisht që është shprehja hapi rrugë budallait. Si mund t’ui hapim rrugë budallait?”, tha Veliaj.

Nga ana tjetër kryebashkiaku i Tiranës u shpreh se nuk e shqetësonte bojkoti i opozitës, pasi një gjë e tillë në Këshillin Bashkiak të Tiranës ka vite që ndodh prej të djathtëve. “Ndoshta për ju është gjë e re që nuk i kemi në. Unë kam 2 vite e gjysmë që nuk i kam në Këshill Bashkiak. Ai është parlamenti im, pra nëse më pyet se çfarë më lë mua pa gjumë, kjo nuk më lë se unë dy vite e gjysmë i kam marrë vendimet pa ta. Nuk kanë ardhur për vendimet e ndihmës ekonomike. S’po flas për gjëra politike që lënë shenjë për kryetarin e Bashkisë, për pagesën e aftësisë së kufizuar, për bonusin e energjisë, të qirasë, për banesat sociale. Të pyesësh një kryetar bashkie që ka dy vite e gjysmë që e drejton bashkinë pa ta. Kur marrin rrogën se marrin rrogën si këshilltarë, pra vijnë aty sa për të marrë rrogën dhe ikin”, u shpreh Veliaj.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "NE QË KEMI PUNUAR..."/ Zamira Kita habit me deklaratën: Prej meshkujve shkoj në shtëpi duke qarë (FOTO)
Previous article DEBATI NË "OPEN"/ Doda: Sistemi ka rënë. Peza: Opozita preu degën mbi të cilën qëndronte

F.autor

Postime të ngjashme

ZBULOHET RAPORTI I SHISH PËR KUVENDIN/ Ja rreziqet e sigurisë kombëtare. Akuzat e opozitës, Vlora Hyseni: Po dezinformoni për interesa politike Politikë

ZBULOHET RAPORTI I SHISH PËR KUVENDIN/ Ja rreziqet e sigurisë kombëtare. Akuzat e opozitës, Vlora Hyseni: Po dezinformoni për interesa politike

PAMJET/ Marrëveshja e Edi Ramës me Jared Kushner ndez fushatën në SHBA Politikë

PAMJET/ Marrëveshja e Edi Ramës me Jared Kushner ndez fushatën në SHBA

"DIVORCOHEN" META-CAKRANI/ Avokati: Na humbi besimi tek njëri-tjetri Politikë

"DIVORCOHEN" META-CAKRANI/ Avokati: Na humbi besimi tek njëri-tjetri

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT