• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 28 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

28 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“NË CEP TË LUFTËS”/ Kryeministrja serbe flet për dërgimin e forcave të sigurisë në Kosovë: Jemi afër vendimit
Home
Rajon

“NË CEP TË LUFTËS”/ Kryeministrja serbe flet për dërgimin e forcave të sigurisë në Kosovë: Jemi afër vendimit

9 December, 2022 s.autor Rajon

Kryeministrja serbe, Ana Bërnabiq, tha sot se kryeministri i Kosovës Albin Kurti i solli serbët dhe shqiptarët “në cep të luftës” dhe njoftoi se për shkak të kësaj, Beogradi është afër vendimit për të kërkuar kthimin e trupave në Kosovë, sipas saj, në përputhje me Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së.

“Çdo ditë shkelet jo vetëm marrëveshja e Brukselit por edhe marrëveshja e Kumanovës. Jemi afër që të kërkojmë kthimin e forcave tona në Kosovë sipas Rezolutës 1244, sepse KFOR-i nuk po e kryen punën e vet. Serbët nuk ndihen të sigurt, dhe janë të kërcënuar si fizikisht ashtu edhe për jetën, përfshirë kopshtet e fëmijëve”, tha Bërnabiqi, raporton agjencia serbe e lajmeve “Beta”.

Ajo shtoi se presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, gjatë ditës do të prezantojë detaje rreth kësaj, transmeton Klankosova.tv.

Kryeministrja serbe ka vlerësuar se “gjithçka që bën Kurti është rrezik për serbët dhe shqiptarët, por edhe për Evropën”.

“Është politika e shekujve 18 dhe 19. Ajo ngjall ndjenja dëshpërimi. Jam jashtëzakonisht e shqetësuar dhe ishte e vështirë të flija natën e kaluar”, tha ajo.

Bërnabiqi ka vlerësuar se Kurti nuk po bën asgjë i vetëm, por se ka pasur edhe “ndihmën e partnerëve në BE që nuk po përgjigjen”.

“Në BE nuk reagojnë ndaj asaj që po ndodh, ose reagojnë kur digjet deri në kockë. KFOR-i dhe EULEX-i nuk po e bëjnë punën e tyre, jo vetëm në përputhje me marrëveshjen e Brukselit por edhe me marrëveshjen e Kumanovës. Ata nuk i mbrojnë serbët në Kosovë as në jug e as në veri të lumit Ibër”, tha kryeministrja serbe Ana Bërnabiq

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "ORA BIOLOGJIKE"/ Gjinekologia: Pas moshës 35 vjeç vështirë të bëni fëmijë. Mosha më e mirë për të lindur 20-30 vjeç
Previous article E FUNDIT/ Goditi me grusht Berishën në protestë, merret vendimi për 31-vjeçarin

s.autor

Postime të ngjashme

"KOSOVA ËSHTË PJESË E SERBISË"/ Mesazhi i Vuçiç për ushtrinë! Sulmon edhe aleancën ushtarake mes Shqipërisë, Kosovës dhe Kroacisë Rajon

"KOSOVA ËSHTË PJESË E SERBISË"/ Mesazhi i Vuçiç për ushtrinë! Sulmon edhe aleancën ushtarake mes Shqipërisë, Kosovës dhe Kroacisë

NUK JUSTIFIKOI 172 MILIONË EURO/ 2 vjet burg dhe 5 mijë euro gjobë për Shpend Ahmetin Rajon

NUK JUSTIFIKOI 172 MILIONË EURO/ 2 vjet burg dhe 5 mijë euro gjobë për Shpend Ahmetin

KAOS NGA MOTI I KEQ NË BALLKAN/ Mijëra dëme në bujqësi, infrastrukturë dhe automjete Rajon

KAOS NGA MOTI I KEQ NË BALLKAN/ Mijëra dëme në bujqësi, infrastrukturë dhe automjete

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT