• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 27 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

27 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
“NË ÇDO VEND DO KETË NGA 2 INFERMIERË”/ Ekspertja e ISHP sqaron gjithçka: Ja si do bëhet procesi i vaksinimit kundër COVID në “Air Albania”
Home
Sociale

“NË ÇDO VEND DO KETË NGA 2 INFERMIERË”/ Ekspertja e ISHP sqaron gjithçka: Ja si do bëhet procesi i vaksinimit kundër COVID në “Air Albania”

6 January, 2021 s.autor Aktualitet, Breaking News, Sociale

Ekspertët e shëndetit publik së bashku me profesionistët e tjerë të shëndetit kanë nisur nga puna për krijimin e qendrave që do të presin personat që do të vaksinohen të parët kundër Covid-19.

Ambientet e stadiumit “Air Albania” në Tiranë do të jenë ato që do të presin kategoritë që janë përcaktuar për tu vaksinuar me vaksinën e Pfizer/Biontech.

Mbi 10 mijë dozat e para pritet të vinë pas dy javësh, ndërkohë që qeveria shqiptare në bazë të marrëveshjes së arritur ka siguruar 500 mijë doza vaksine nga Pfizer.

Shefja e sektorit të vaksinimit në ISHP, Erida Nelaj tregoi në “Wake Up” si do të kryhet procesi i vaksinimit.

“Do të jenë 60 vende ku do të kryhet vaksinimi. Çdo vend do të ketë 2 infermierë, një që do të realizojë vaksinimin dhe një infermier mbështetës që ndihmon si për dokumentimin si për procedurat.

Para se personi të vijë për vaksinim ka një formular, të cilin do e plotësojnë dhe lidhet me statusin e tyre shëndetësor, nëse ka alergji apo vuan nga ndonjë sëmundje. Ky formular kalon te një mjek, i cili bën triazhimin para se të çohet për vaksinim.

Pasi të kryejë vaksinën, personi do qëndrojë aty për 15-30 minuta për të parë nëse ka ndonjë efekt anësor”, sqaroi Nelaj.

Ajo tregoi edhe kategoritë që do vaksinohen të parët. “Ne do ta fillojmë me personelin shëndetësor dhe kryesisht ata të vijës së parës. Në shkurt na vijnë edhe 30 mijë doza të tjera të vaksinës.

Pas personelit shëndetësor do të vaksinohen të moshuarit në Shtëpitë e të Moshuarve dhe stafi i tyre”, sqaroi ajo.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "ASAJ NUK I ERDHI MIRË..."/ "Plas" xhelozia mes vajzave të "Love Story" për Saimirin (VIDEO)
Previous article GATI NISJA E PUNIMEVE PËR LINJËN HEKURUDHORE TIRANË-DURRËS/ Dorëzohet vlerësimi i ndikimit në mjedis

s.autor

Postime të ngjashme

SHTËPI PËR ÇIFTET E REJA/ Prezantohet prioriteti i parë i ‘Shqipërisë Sociale’, Koçiu: Në vjeshtë nis programi i ri i strehimit Aktualitet

SHTËPI PËR ÇIFTET E REJA/ Prezantohet prioriteti i parë i ‘Shqipërisë Sociale’, Koçiu: Në vjeshtë nis programi i ri i strehimit

TRAGJIKE NË LIQENIN E KOMANIT/ Humb jetën 20-vjeçari nga Kosova, po lahej me shokët Aktualitet

TRAGJIKE NË LIQENIN E KOMANIT/ Humb jetën 20-vjeçari nga Kosova, po lahej me shokët

PUBLIKOHEN PAMJET/ Ky është momenti kur vihen në pranga Ergys Agasi dhe ish-zyrtari policor në Durrës Aktualitet

PUBLIKOHEN PAMJET/ Ky është momenti kur vihen në pranga Ergys Agasi dhe ish-zyrtari policor në Durrës

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT