Kryeministri Edi Rama, shoqëruar nga kryebashkiaku i Tiranës Erjon Veliaj dhe ministri i Rindërtimit Arben Ahmetaj, kanë vizituar Farkën, ku janë rindërtuar 126 shtëpi të dëmtuara nga tërmeti.
Në bashkëbisedimin që kishte me Ramën, qytetari tha se kryeministri e ka bërë Farkën lule, duke shtuar se Berisha nuk bëri shumë për zonën, edhe pse më herët ia kishin dhënë votat.
Rama vizitoi edhe shtëpinë e një çifti të ri, të cilëve iu uroi jetë të gëzuar në banesën e re.
Edi Rama: Tani shtëpinë e keni gati. Mjediset e jashtme rregullojini vetë. Të gëzoni shtëpinë e re dhe shëndet. Gjithçka është si kuti, shumë bukur.
Arben Ahmetaj: Bashkia e Tiranës po bën vlerësime akoma.
Qytetari: Njëqind herë ka ardhur Sali Berisha e nuk ka bërë asgjë. Ma bone Farkën lule.
Edi Rama: Hajde mo, ç’na e përmend atë. Ju si çift i ri, ishalla me fëmijë, që të merrni edhe bonusin. Ta keni jetën të gjatë, si çift i ri mos u ngutni shumë dhe ta gëzoni shtëpinë.
Postimi i kryeministrit Edi Rama:
Farkë, Tiranë – 126 shtëpi të reja që ditë pas dite po zënë vendin e rrënojave në këtë njësi administrative, duke krijuar edhe një mundësi të re për kurorat e çdo shtëpie të rrënuar, që të përfitojnë shtëpi më vete😍


