Ngjarja që tronditi Ballshin në fillim të janarit ku Gazmend Musta vrau bashkëshorten së bashku me kunatën, vijon ti ketë plaget e nxehta.
Musta sapo kishte nga emigracioni dhe shkaku i zënkës që degradoi në vrasje ishtë kërkesa e Gentiana Caushaj, bashkëshortes për të vajtur tek shtëpia e prindërve të saj.
20 ditë më vonë, AlpeNews.al, sjell detaje e pamje nga shtëpia e çiftit.
E trishtë është se burimet e AlpeNews.al, zbardhin dëshmi, ndonëse të padegjuara më parë, tronditëse në vetvete.
Thënë kjo pasi janë fqinjët ata që nuk e gjejnë fajtorin tek vrasësi, por tek një prej viktimave.
Gazmend Musta, nuk ishte banor autokton i zonës, pasi kishte pothuajse 20 vjet që babai i tij ishte shpërnguluar nga një fshat i Fierit në fshatin Drenovë të Mallakastrës, ku më vonë ai fillon të jetojë në qytezën e Ballshit së bashku me familjen e tij (bashkëshorten dhe dy fëmijët).
Fqinjët shprehen për AlpeNews.al, se inicuesja e debatit ka qenë motra e Gentianës, Merisa Caushaj, studente në Tiranë ,që sipas tyre nuk duhej që të insistonte aq shumë duke duke nxitur nervat e kunatit , nerva të avancuan në veprime ekstreme.
Edhe pse në parim duken kundër aktit të vrasje duke e quajtur autorin mizor, shtojnë se një pjesë të fajit e ka Merisa, e cila nuk duhej të ndërhynte.
Madje ata shkonë më tej duke thënë që fillimisht autori vrau kunatën dhe pastaj gruan e tij, diçka që bie ndesh me atë që është publikuar deri më tani ne media.
E megjithatë, të mos harrojmë se Ballshi është konsideruar shpeshherë si vend patriakal dhe kjo evidentohet edhe tek gjykimi që vetë banorët bëjnë në lidhje me ngjarjen.
Vrasja në Ballsh u rikthye përsëri në vëmendje dy ditët e fundit pas kërkesës së familjes së viktimave për të marrë nën kujdestari dy fëmijët e Gazmendit dhe Gentianës.
Alpenews.al sjell pamje nga pallati në Ballsh ku familja jetonte si dhetë fshatit Drenovë të Mallakastrës ku jetojnë prindërit e autorit të vrasjes.
Banesa ku jetonte Gazmend Musta dhe bashkëshortja që vrau
Fshati Drenovë i Mallakstrës
Përgatiti: AlpeNews.al