Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi në një debat me ekonomistin Besard Kadian ka folur për pasurinë e saj.
Në fjalën e saj në emisionin “Open”, Kryemadhi i tha Kadias, se çdo pasuri të saj e kishte me djersë pasi ishte hetuar nga çdo kryeministër i vendit pas rrëzimit të diktaturës.
“Kam çdo gjë me djersë. Fatos Nano, Sali Berisha, Edi Rama kanë hetuar ata mos ki merak ti. I kam kaluar të gjithë unë këta. Më kanë hetuar çdo fije floku. Dy partitë e kryesore ia kanë bërë shqiptarëve: Në ato maja rripa-rripa, njëherë ma hipe, njëherë ta hipa. Kam një shtëpi në Gjirin e Lalëzit, të cilën e bërë me klering. Kam ofruar pronën e babait tim. Dhe një pallat 16 mijë metra sipërfaqe ndërtimi, këtë sipërfaqe kam paguar shkollat e fëmijëve të mi. Njëra studion në Exeter në Angli”-tha Kryemadhi.