• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 10 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

10 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“NË AMERIKË JAM MË I SIGURT SE NË SHQIPËRI”/ Meta flet për raportet me SHBA: Tensionet kanë ndodhur…
Home
Politikë

“NË AMERIKË JAM MË I SIGURT SE NË SHQIPËRI”/ Meta flet për raportet me SHBA: Tensionet kanë ndodhur…

4 October, 2022 F.autor Politikë

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka folur për raportet me Amerikën dhe ambasadorët amerikanë në vendin tonë. Ai sqaron se me SHBA  nuk ka asnjë problem, madje sic u shpreh ai ndihet më i sigurt në Amerikë sesa në Shqipëri.

Në një intervistë për Syri, ish-kreu i Shtetit tha se nuk ka cënuar asnjëherë interesat strategjikë të Shteteve të Bashkuara

Spas tij, tensionet në momente të caktuara kanë ndodhur pasi ambasadorët herë pas here janë manipuluar nga faktorë te ndryshëm ne Shqipëri.

“Gjithçka që mund të jetë vënë re si tension në momente të caktuara  ka qenë rezultati i manipulimit të tyre nga persona të caktuar, ata janë manipuluar nga faktorë të ndryshëm dhe te mua kanë parë një pengesë si një mbrojtës jo vetëm të interesave kombëtare, por edhe raporteve strategjike”, tha ndër të tjera Meta.

Pyetje: Keni patur informacione që që në momentin e parë të fillimit të mandatit të tij në Shqipëri ambasadori LU ka qenë i interesuar për të krijuar një klimë jo dashamirëse ndaj figurës tuaj publike. Unë nuk jam në gjendja ta konfirmoj, por keni patur ju ndonjë informacion?

Ilir Meta: Nuk besoj se SHBA apo ndonjë ambasador ka pasur apo ka ndonjë problem me mua. Gjithçka që mund të jetë vënë re si tension në momente të caktuara  ka qenë rezultati i manipulimit të tyre nga persona të caktuar, ata janë manipuluar nga faktorë të ndryshëm dhe te mua kanë parë një pengesë si një mbrojtës jo vetëm të interesave kombëtare, por edhe raporteve strategjike.

Unë i referohem raportit tim me SHBA. Pse ka qenë i shkëlqyer? Sepse unë kam qenë i vërtetë në raportin me SHBA dhe gjithmonë qëndrimet e mia nuk kanë cenuar interesat strategjike të SHBA.

Unë nuk jam shqetësuar asnjëherë, nuk kam folur kurrë në emër të Amerikës. Flas në emër të Ilir Metës dhe atë që përfaqësoj. Rama flet gjithë kohës në emër të SHBA-së, në emër të Vuçiç. Amerika kam thënë, është gjithmonë me popullin në fund të ditës. Nëse populli duron padrejtësinë, shtypjen. Unë nuk kam pasur asnjëherë problem me Amerikën. Kurdo që të ketë një problem me mua, unë do iki atje, madje me shpenzimet e mia. Në Amerikë jam më i sigurt se në Shqipëri sepse është vend më demokratik. Për amnistinë fiskale, Rama nuk do i pyesi. Për luftën kundër korrupsionit, Rama nuk do t’i dëgjojë ndërkombëtarët.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article I DINIT? Ja cilat janë frikërat më të shpeshta seksuale që kanë gratë
Previous article DETAJET/ Vëllezërit Beqiraj u bënë bashkëpunëtorë të prokurorisë në këmbim të mbrojtjes së jetës e familjes së tyre

F.autor

Postime të ngjashme

ZJARRI NË MALIN E KRUJËS/ Reagon Rama: U shmang një bilanc që mund të kishte qenë tragjik Politikë

ZJARRI NË MALIN E KRUJËS/ Reagon Rama: U shmang një bilanc që mund të kishte qenë tragjik

E KONFIRMUAR/ Ambasada e SHBA reagon pas emërimit të Eric Wendt si ambasador në Shqipëri: Do të mbështesë vizionin e Trump për... Breaking News

E KONFIRMUAR/ Ambasada e SHBA reagon pas emërimit të Eric Wendt si ambasador në Shqipëri: Do të mbështesë vizionin e Trump për...

PUNIMET NË AKSIN ELBASAN-QAFË THANË/ Rama: Do ta bëjë lidhjen e Korçës dhe juglindjes me pjesën tjetër të vendit, më të shpejtë Politikë

PUNIMET NË AKSIN ELBASAN-QAFË THANË/ Rama: Do ta bëjë lidhjen e Korçës dhe juglindjes me pjesën tjetër të vendit, më të shpejtë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT