• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 11 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

11 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
NË 5 VITET E FUNDIT 10 URA TË SHEMBURA NË ITALI/ Korrupsioni në ndërtim dhe mungesa e cilësisë
Home
Europë

NË 5 VITET E FUNDIT 10 URA TË SHEMBURA NË ITALI/ Korrupsioni në ndërtim dhe mungesa e cilësisë

15 August, 2018 k.autor Botë, Europë, Nderkombetare

Tragjedia e ndodhur mesditën e së martës në Genova, nuk është e para që trondit Italinë.

Në 5 vitet e fundit, duke nisur nga viti 2013, është e gjatë lista e incidenteve, me ura të shembura e dhjetëra viktimave të numëruara.

Ndërsa skenari është i njëjtë, struktura të vjetra beton dhe fonde të pamjaftueshme për rikonstruksionin e tyre.

Rasti më i fundit ura Morandi, e cila sic raportojnë mediat italiane kish nisur të shfaqte problemet e para, është e ndërtuar 51 vite më parë.

Precedentët:

6 gusht 2018 Si pasojë e shpërthimit të një autocisterne, u rrëzua ura në autostradën A1-A14. Bilanci: një i vdekur dhe 145 të plagosur.

9 mars 2017 Rrëzohet mbikalimi në auostradën A14, mes Loretos dhe Ankonas. Bilanci: shumë makina mbetën poshtë gërmadhave, 2 persona humbën jetën e dy të tjerë u plagosën

18 prill 2017 Shembet një rrugëdalje në unazën e Fasanos, provincë e Cuneos. Struktura ishte ndërtuar në vitet ’90 dhe u inaugura në 2000. Për fat, nuk u shënuan viktima pasi askush nuk po kalontë në këtë rrugë.

23 janar 2017 Një urë shembet në Kalabri. Nuk ka persona të vdekur.

28 tetor 2016 Shembet mbikalimi në Annone, provincë e Leccos. Ura u rrëzua për shkak të kalimit mbi të, të një kamioni me 108 ton celik, tej kapaciteteve mbajtëse të saj. Një 68 vjecar humbi jetën.

10 prill 2015 Për shkak të një rrëshqitjeje të shkaktuar nga moti i keq rrëzohet një kolonë mbajtëse në autostradën A19 Palermo-Catania. Fatmirësisht nuk pati të lënduar.

25 dhjetor 2014 Rrëzohet ura Scorciavacche në autostradën Palermo-Agrigento. Ishte inauguruar në 23 dhjetor të po këtij viti. Fatmirësisht nuk pati të lënduar në këtë incident.

7 korrik 2014 Shembet një pjesë e rrugës Petrulla, në autostradën 626 mes Ravanusas e Licatas, provincë e Agrigento. 4 persona, mes të cilëve një grua shtatzënë mbetën të plagosur

18 nëntor 2013 Në Sardegna si pasojë e përmbytjeve shembët një urë në rrugën rurale, Oliena-Dorgali. Një oficer policie humbi jetën ndërsa tre të tjerë mbetën të plagosur.

22 tetor 2013 Për shkak të një stuhie, shembet ura në Carasco, provincë e në Ligurias, 2 persona humbën jetën.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Barcelona shënon golin e dytë, MESSI dhuron spektakël duke tribluar 5 lojtarë (VIDEO)
Previous article PAS PËRFUNDIMI TË EMISIONIT TË BOTËRORIT/ Viola Spiro merr vendimin drastik

k.autor

Postime të ngjashme

KRIZË MES POLONISË DHE UKRAINËS/ Zelensky rrezikon të humbasë dekoratën më të lartë polake Botë

KRIZË MES POLONISË DHE UKRAINËS/ Zelensky rrezikon të humbasë dekoratën më të lartë polake

ATENTAT PRANË MOSKËS/ Koloneli rus vritet nga shpërthimi me bombë në makinë Botë

ATENTAT PRANË MOSKËS/ Koloneli rus vritet nga shpërthimi me bombë në makinë

“FORBES”: Pse ishulli i Jared dhe Ivanka mund të shkatërrojë përpjekjen e Shqipërisë për në BE Aktualitet

“FORBES”: Pse ishulli i Jared dhe Ivanka mund të shkatërrojë përpjekjen e Shqipërisë për në BE

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT