• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 1 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

1 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
NË 30 QERSHOR NË TREG KARTMONEDHA 10 MIJË LEKË/ Guvernatori Sejko: Erdhi si nevojë e zhvillimit ekonomik të vendit
Home
Ekonomi

NË 30 QERSHOR NË TREG KARTMONEDHA 10 MIJË LEKË/ Guvernatori Sejko: Erdhi si nevojë e zhvillimit ekonomik të vendit

17 June, 2021 s.autor Breaking News, Ekonomi

Më 15 qershor Banka e Shqipërisë prezantoi 2 kartëmonedhat që do të hidhen në qarkullim prej datës 30 qershor të këtij viti. Prerja 1.000 lekë dhe preja 10.000 mijë lekë që vjen për herë të parë në tregun shqiptar, janë me elemente të shtuara sigurie dhe të integruara me elemente kombëtare.

Kartëmonedha 1 mijë lekë që e kemi në përdorim çdo ditë, është me të njëjtat elemente kombëtare por me elemente të stilizuara, hologram dhe fill sigurie për të bërë të pamundur falsifikimin e saj. Ndërsa kartëmonedha 10 mijë lekë që është risi e serisë së re, është me portretin e poetit Asdreni i cili ka bërë edhe himnin kombëtar. Kjo prerje ka një varg të himnit dhe një sërë elemente sigurie.

Guvernatori i Bankës së Shqipërisë Gent Sejko në një intervistë për ‘Report TV’ sqaron arsyet e emetimit të kartëmonedhës me vlerë 10 mijë lekë, e cila sipas tij vjen si nevojë e zhvillimeve ekonomike të vendit, dhe që ishte një kërkesë e tregut prej vitesh.

“Siç kemi informuar, ne kemi rishikuar të gjithë serinë e kartëmonedhave. Seria e kartëmonedhave në përdorim në Republikën e Shqipërisë kishte mbi dy dekada që nuk ishte rishikuar. Pra kishte mbi 23 vite që ne kishim në përdorim një seri të caktuar kartëmonedhash, e cila do të duhej të rishikohej për disa arsye që kishin të bënin qoftë me rritjen e cilësisë së kartëmonedhës për të arritur standardet ndërkombëtare të kartëmonedhave të cilat sot janë në qarkullim, për t’u përafruar me euron në disa drejtime, për të rritur standardin e sigurisë, elementet e sigurisë, por edhe në drejtim të përmasave dhe të përdorimit, njëkohësisht edhe në drejtim të administrimit të sasisë së parasë në qarkullim dhe stokut të parasë që ka Banka e Shqipërisë, por edhe sistemi bankar. Për të gjitha këto arsye, ne rishikuam serinë e kartëmonedhës dhe Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë, në vitin 2016, miratoi serinë e re të kartëmonedhës shqiptare”.

Aktualisht në thesarin e Bankës është stoku i mjaftueshëm për të nisur furnizimin e bankave me prerjet 1000 dhe 10.000 lekë.

“Qytetarët mund t’i përdorin, bizneset, ekonomia, do të furnizohen sigurisht bankat pasi këto do të kalojnë në përdorim nëpërmjet sistemit bankar. Procedura është e tillë që nga Thesari i Bankës së Shqipërisë furnizohen bankat e nivelit të dytë. Bankat e nivelit të dytë në sportelet e tyre ose nëpërmjet ATM-ve furnizojnë qytetarët ose bizneset m kartëmonedhat e reja. Dhe ky proces do të fillojë në datën 30 qershor. Stoku është aktualisht në Bankën e Shqipërisë. Këto janë arsyet dhe për këto arsye që u përmendën në vija të përgjithshme, pse ne e kemi rishikuar serinë e re dhe ku jemi tani me prerjet”.

Kartëmonedhat e reja do të jenë në qarkullim së bashku me ato ekzistuese dhe do të mund të përdoren nga bankat, bizneset dhe qytetarët si mjet pagese me kurs ligjor.

“Përfitoj nga rasti që ju kam juve për të informuar publikun që të gjitha prerjet e reja do të jenë në qarkullim paralel me prerjet e vjetra. Pra prerjet e reja do të kenë kurs ligjor dhe do të jenë në përdorim, por edhe prerjet e vjetra paralelisht do të jenë njëlloj në përdorim. Pra nuk do të dalin nga qarkullimi. Gradualisht ato do të dalin nga qarkullimi, me kohë, kur të jenë vjetruar dhe të asgjësuara sipas procedurave dhe rregullave që ka Banka Qendrore”.

Por i pyetur se kur pritet që kartëmonedhat e reja do furnizojnë plotësisht tregun Sejko thotë se për këtë nuk ka një afat.

“Nuk kemi një parashikim ekzakt kohor. Tregu shqiptar do të furnizohet me kartëmonedhat e prerjeve të reja. Aktualisht do të furnizohet me këto dy prerje që ne kemi, që i prezantuam. Në fund të vitit edhe me dy prerjet e tjera, do të jenë në qarkullim. Pra vitin që vjen do të jenë të gjitha prerjet e serisë së re në qarkullim, në përdorim për tregun shqiptar. Por sikurse e thashë, do të jenë paralelisht edhe me prerjet e vjetra dhe kur do të hiqen prerjet e vjetra nga qarkullimi këtë nuk e themi dot sepse kjo varet nga qarkullimi i parasë, i cili nuk parashikohet ekzaktësisht”, shprehet Sejko.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article DOSSIER/ Fotografia e rrallë e Mbretëreshës Geraldinë më 1939, momenti kur ndalet buzë rrugës...
Previous article NJË DITË PAS TAKIMIT BIDEN-PUTIN/ Rusia kërcënon: Anëtarësimi i Ukrainës në NATO është "vija e kuqe"

s.autor

Postime të ngjashme

"12 TË LËNDUAR, 7 NË GJENDJE TË RËNDË"/ Spitali i Traumës informacion zyrtar për aksidentin tragjik në autostradën Tiranë–Durrës Aktualitet

"12 TË LËNDUAR, 7 NË GJENDJE TË RËNDË"/ Spitali i Traumës informacion zyrtar për aksidentin tragjik në autostradën Tiranë–Durrës

DYSHOHET SE SHOFERI PËSOI ATAK KARDIAK/ Dalin të tjera detaje nga aksident tragjik në autostradën Durrës-Tiranë Aktualitet

DYSHOHET SE SHOFERI PËSOI ATAK KARDIAK/ Dalin të tjera detaje nga aksident tragjik në autostradën Durrës-Tiranë

AKSIDENT TRAGJIK ME 2 VIKTIMA NË AKSIN RRUGOR DURRËS-TIRANË/ Autobusi përmbyset në mes të rrugës! 7 të plagosur të Truama Aktualitet

AKSIDENT TRAGJIK ME 2 VIKTIMA NË AKSIN RRUGOR DURRËS-TIRANË/ Autobusi përmbyset në mes të rrugës! 7 të plagosur të Truama

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT