• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 10 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

10 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
NË 22 BASHKI MBYLLET NUMËRIMI/ Celibashi: Partitë të ndryshojnë me turne numëruesit, nuk lejojmë vonesa
Home
Politikë

NË 22 BASHKI MBYLLET NUMËRIMI/ Celibashi: Partitë të ndryshojnë me turne numëruesit, nuk lejojmë vonesa

12 May, 2025 s.autor Politikë

Kreu i Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi ka bërë një deklaratë për mediat, tashmë që u mbushën 24 orë nga mbyllja e procesit të votimit dhe nisja e numërimit të votave.

Celibashi tregoi se ka përfunduar procesi i numërimit të votave për subjektet në 22 bashki dhe renditi KZAZ ku janë hasur problematika.

“Është mbyllur procesi i numërimit për 22 bashki. Janë 24 KZAZ nga 93 që kanë përfunduar procesin dhe kanë vendosur që për shkak të lodhjes të fillojnë nesër me votat për kandidatët e listës së hapur. Kemi një ndërprerje në dy KZAZ të Fierit, me ndërhyrjen tonë ka rinisur puna. Në dy KZAZ në Pustec dhe Devoll ka përfunduar procesi dhe për kandidatët”, tha kryekomisioneri.

Celibashi foli dhe për ritmin e ngadaltë të numërimit të votave për të cilat si shkak tha se janë numëruesit e lodhur. Për këtë arsye ai iu kërkoi subjekteve që të sjellin anëtarë të tjerë në KZAZ me turne, pasi vonesat nuk do të lejohen.

“Në përgjithësi procesi ka shkuar mirë, por kemi probleme me ecurinë normale. Kjo ecuri është kushtëzuar nga lodhja e numëruesve. Një pjesë e tyre kanë qenë dhe komisionerë gjatë procesit të votimit. Thirrje partive politike që të marrin masa për të ndryshuar anëtarët e grupeve të numërimit. Ata e dinë njerëzit që kanë propozuar dhe të ndërtojnë një sistem me turne. E kemi bërë këtë komunikim”, tha kreu i KQZ.

Gjithashtu, kryekomisioneri pranoi dhe vonesat në administrimin e votave të diasporës, kjo për shkak të përpunimit të dokumentacionit.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article KONTROLLE NË BANESAT E ANËTARËVE TË PSD NË KORÇË/ SPAK heton për krime zgjedhore
Previous article MBYLLET NUMËRIMI NË SHIJAK/ PS fiton me diferencë të thellë, ja si RENDITEN partitë e tjera

s.autor

Postime të ngjashme

SAMITI I SEECP/ Begaj: Integrimi europian mbetet objektivi qendror i Shqipërisë! Politikë

SAMITI I SEECP/ Begaj: Integrimi europian mbetet objektivi qendror i Shqipërisë!

"ZVËRNECI"/ Rama: Na kanë futur xixat me njëri-tjetrin, Greqia vijon vrapin me investimet e huaja Politikë

"ZVËRNECI"/ Rama: Na kanë futur xixat me njëri-tjetrin, Greqia vijon vrapin me investimet e huaja

"AJATOLLAHËT I BASHKOHEN ZYRTARISHT PROTESTËS"/ Rama replika me zëdhënësin e Ministrisë së Jashtme iraniane: S’marrim leksione nga Politikë

"AJATOLLAHËT I BASHKOHEN ZYRTARISHT PROTESTËS"/ Rama replika me zëdhënësin e Ministrisë së Jashtme iraniane: S’marrim leksione nga

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT