• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 17 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

17 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
NË 2015 U SHPREH KUNDËR INTEGRIMIT NË BE/ Jacques Attali: Tani Shqipëria është gati, uroj të përfundojë sa më shpejt
Home
Politikë

NË 2015 U SHPREH KUNDËR INTEGRIMIT NË BE/ Jacques Attali: Tani Shqipëria është gati, uroj të përfundojë sa më shpejt

22 May, 2020 s.autor Politikë

Jacques Attali, ish-këshilltar i presidentit francez, i cilësuar njëherazi si një nga 100 mendjet më të ndritura në botën deklaroi në intervistë përballë gazetarit Endri Xhafo se kriza e koronavirusit ka sjellë një tension shumë të fortë mes Kinës dhe SHBA.

Ai tha se ky konflikt do të përshkallëzohet, duke vënë në pah pikat e dobëta të dy vendeve.

“Ka një tension shumë të fortë mes Shteteve të Bashkuara dhe Kinës, që është një tension që ekziston prej një kohe të gjatë, por ka edhe tensione të tjera, tensione mes Shteteve të Bashkuara dhe Rusisë, Shteteve të Bashkuara dhe Iranit, ka të tjerë në botë. Por ky është i madh.

Dhe do të përshkallëzohet. Është në kuadër të një rivaliteti superfuqish mes Shteteve të Bashkuara dhe Kinës. Për sa më takon besoj se Kina nuk do t’ia dalë të bëhet superfuqia botërore e vetme, sepse ka shumë dobësi.

Besoj se edhe Shtetet e Bashkuara gjithashtu kanë shumë dobësi, pra ndodhemi në një botë ku nuk ka asnjë superfuqi, as Shtetet e Bashkuara, as Kina. Por kjo mund të rrëshkasë në një konflikt që mund të shpërthejë në çdo moment, pas një incidenti ose në detin e Kinës, ose mes Indisë dhe Kinës, ose diku tjetër”, deklaroi Attali.

Attali u ndal edhe tek integrimi i Shqipërisë në BE, si një mbështetës i këtij procesi, duke theksuar se shpreson që ai të përfundojë sa më shpejt, sepse Shqipëria tashmë është gati.

Pse Franca u duk se ishte më hezituese në raport me zgjerimin, pavarëisht dekleratave zyrtare dhe vetëm së fundi një pozicioni më të favorshëm në mars? A ka një konkurrencë të heshtur mes Presidentit Macron dhe kancelares Merkel për këtë çështje ?

Nuk dua të komentoj qëndrimet e shkuara. Për sa më takon unë kam qenë gjithmonë në favor të anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin europian, e kam thënë dhe e diskutoj shpesh këtë me mikun tim kryeministrin Edi Rama, që e admiroj dhe përshëndes aksionin e tij kurajoz dhe efikas.

Sa i takon të ardhmes besoj se kjo çështje është mbyllur, të gjithë urojnë që procesi i anëtarësimit të Shqipërisë të fillojë dhe unë shpresoj që do të ecë mirë dhe sa më shpejt që të jetë e mundur.

Mendoni ju që Shqipëria është gati ? Në 2015 keni thënë që Shqipëria nuk është gati, në një intervistë gjatë vizitës tuaj në Shqipëri .  

Jacques Attali : Në cilin vit zotëri ?

Në 2015-ën.

Jacques Attali : E shihni pra që kanë kaluar 5 vjet.

Pra është gati ?

Jacques Attali : Eshtë gati për të filluar procesin e negociatave, po. Për këtë asnjë dyshim!

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article DHIMBJE FYTI APO TEMPERATURË/ Dallimi mes alergjisë dhe koronavirusit (VIDEO)
Previous article SHEMBJA E TEATRIT/ Budina: Ramës do ia sjellim njerëzit para Kryeministrisë dhe pastaj do vendosim vetë

s.autor

Postime të ngjashme

KONFERENCA E BLLOKUT LINDIR NË BERLIN/ Rama: Europa përballet me sfida të mëdha, duhet të jetë e hapur ndaj së ardhmes Breaking News

KONFERENCA E BLLOKUT LINDIR NË BERLIN/ Rama: Europa përballet me sfida të mëdha, duhet të jetë e hapur ndaj së ardhmes

INTERVISTA E PLOTË/ Rama për ‘Vanity Fair’: E vërteta mbi ishullin e Sazanit dhe kush qëndron pas protestave Breaking News

INTERVISTA E PLOTË/ Rama për ‘Vanity Fair’: E vërteta mbi ishullin e Sazanit dhe kush qëndron pas protestave

TUBIMET E QYTETARËVE/ Rama ndan mesazhin e Kos, komisionerja: Qeveria na dha garanci për Zvërnecin! Protesta e drejtë themelore Politikë

TUBIMET E QYTETARËVE/ Rama ndan mesazhin e Kos, komisionerja: Qeveria na dha garanci për Zvërnecin! Protesta e drejtë themelore

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT