• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 13 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

13 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
Ndryshon sërish modeli i patentave, zbulohet si do jetë kartoni i ri dhe shenjat dalluese
Home
Sociale

Ndryshon sërish modeli i patentave, zbulohet si do jetë kartoni i ri dhe shenjat dalluese

2 January, 2018 Ina.Autor Aktualitet, Sociale

Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimit të Transportit Rrugor, shpalli në fund të vitit 2017 një tender, me vlerë 420 milionë lekë. Drejtori i ri, Arben Isaraj kërkon të blejë 150 mijë patenta të reja, me elementë të rinj sigurie. Tpz.al mëson se ky ndryshim vjen si një nga kushtet kryesore të Brukselit, për hapjen e negociatave për antarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian.

Sipas dokumenteve që disponon Tpz.al, karakteristikat fizike të lejedrejtimit janë sipas standartit ISO 7810. Materiali kartës do të jetë polikarbonat, jo më pak se 4 shtresa, me jetëgjatësi jo më pak se 10 vjet dhe i përshtatshëm për gdhendje dhe personalizim me lazer.

“Në anën e përparme, në krahun e majtë, mbi fotografinë e mbajtësit do të vendoset shenja dalluese e shtetit që e lëshon. Një element oval me ngjyrë të kuqe dhe që në brendësi të tij ka simbolin AL në ngjyrë të zezë. Në anën e përparme, sipër, midis shenjës dalluese të shtetit dhe emrit të shtetit lëshues do të shënohet fjala “LEJEDREJTIMI” e shkruar me gërma të mëdha. Poshtë saj do të shkruhet “DRIVING LICENCE”. Në anën e përparme, sipër, në krahun e djathtë do të shkruhet emri i shtetit lëshues “REPUBLIKA E SHQIPËRISË”. Poshtë saj do të shkruhet “REPUBLIC OF ALBANIA”.

Në anën e përparme në krahun e djathtë do të shkruhet fjala “lejedrejtimi” në gjuhët e Bashkimit Evropian. Në anën e pasme, sfondi do të përmbajë fjalinë “MODEL I BASHKIMIT EUROPIAN” në gjuhën shqipe dhe angleze. Të dy anët e lejedrejtimit do të kenë sfond kompleks me elementë kundër kopjimit me skanim dhe printim me efekt ylberi duke përfshirë “guilloche”. Ngjyrat e përdorura duhet të jenë minimalisht 2 dhe nuk duhet të jenë pjesë e ngjyrave primare. Ngjyra bazë do të jetë ngjyra rozë e shoqëruar me blu të hapur. Në këtë sfond duhet të përfshihet dhe mikrotekst. Harta e Shqipërisë do të vendoset në anën e përparme djathtas me ngjyrë të ndryshueshme në varësi të këndit të shikimit. Në pjesën e pasme, majtas, do të ketë dhe barkod QR që do të përmbajë informacion lidhur me lejedrejtimin përkatës. Përcaktimi i strukturës do të bëhet nga Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor (DPSHTRR).

Të dhënat e personalizuara, të mbajtësit të lejedrejtimit, në anën e përparme dhe të pasme të lejedrejtimit mund të lexohen me sy.

Ndërkohë, do të ketë elementë të sigurisë. Patenta do të ketë personalizimin e të dhënave të mbajtësit të lejedrejtimit do të kryhet me gdhendje me laser dhe me reliev. Shkrime të tipit mikrotekst (shkrime të imta të lexueshme me anë të zmadhimit me lupë 10 herë). Do të ketë elementë optikë të ndryshueshëm. Në zonën e fotografisë të mbajtësit të lejedrejtimit, dizenjo e sigurisë e sfondit të lejedrejtimit dhe fotografia duhet të mbivendosen dhe ndërthuren në mënyrë graduale pa konture të dukshme.

Materiali prokat i lejedrejtimit duhet të jetë qartësisht i dukshëm nën rrezet ultraviolet (UV) dhe duhet të përmbajë element të tillë në dy anët e saj dhe i gjithë materiali të reagojë nën këto rreze. Do të ketë element “njolla uji dixhitale në sfond”, element “bojë termokromike” dhe elemente “karaktere, simbole apo dizenjo të prekshme”.

Dokumenti do të dorëzohet origjinal, me ngjyra, 2 kopje në gjuhën angleze dhe 2 kopje të përkthyera dhe të noterizuara në gjuhën shqipe./TPZ.AL/

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Seuli i propozon Phenianit 9 janarin si datë për fillimin e negociatave
Previous article PREMIER LEAGUE/ Përfundojnë pjesët e para, City vazhdon serinë e fitoreve

Ina.Autor

Postime të ngjashme

PROTESTA/ Rrugët e Tiranës plot me qytetarë që marshojnë me thirrjet: Rama, jep dorëheqjen Aktualitet

PROTESTA/ Rrugët e Tiranës plot me qytetarë që marshojnë me thirrjet: Rama, jep dorëheqjen

"U THA SHOKËVE SE KA FITUAR 500 MIJË EURO"/ Detaje të reja rreth zhdukjes së Eglantit Aktualitet

"U THA SHOKËVE SE KA FITUAR 500 MIJË EURO"/ Detaje të reja rreth zhdukjes së Eglantit

SHAU DHE HYRI MES PROTESTUESVE ME PITBULL/ Kush është djali i ish-deputetit të PS që bëri turmën t'i vihej pas Aktualitet

SHAU DHE HYRI MES PROTESTUESVE ME PITBULL/ Kush është djali i ish-deputetit të PS që bëri turmën t'i vihej pas

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT