• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 9 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

9 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
Ndryshon mosha e daljes në pension. Shikoni sa shkon për gratë gjatë këtij viti
Home
Sociale

Ndryshon mosha e daljes në pension. Shikoni sa shkon për gratë gjatë këtij viti

3 January, 2018 k.autor Aktualitet, Breaking News, Sociale

Me nisjen e vitit të 2018 ndryshon mosha e daljes në pension për gratë si dhe vitet e vjetërsisë në punë për burrat.

Kjo pasi, sipas reformës, që hyri në fuqi në janar të vitit 2015, parashikohet një rritje graduale e moshës dhe vjetërsisë në punë, çka lidhet direkt me masën e pensionit.

Kështu, gjatë këtij viti një grua duhet të jetë 60 vjeç e 8 muaj, në mënyrë që të përmbushë kriteret e daljes në pension.

Me ndryshimet që iu bënë ligjit “Për sigurimet shoqërore”, parashikohet një rritje e moshës së daljes në pension me dy muaj në vit, duke u bërë 63 vjeç në vitin 2032.

Më pas do të nisë rritja e moshës edhe për burrat, për të shkuar në 67 vjeç në vitin 2056, për të dyja gjinitë.

Por, ndonëse burrat nuk preken menjëherë nga zgjatja e moshës së daljes në pension, ata ndikohen nga rritja e viteve të vjetërsisë në punë.

Kjo do të thotë se, nëse një burrë, në dhjetor të vitit 2014 duhej të kishte 35 vite vjetërsi, nga data 1 janar 2018 duhet të ketë 36 vjet e 4 muaj.

Referuar legjislacionit në fuqi, rritja graduale e vjetërsisë ndikon drejtpërdrejt në masën e pensionit të pleqërisë, duke qenë se është një prej përbërësve të formulës për përllogaritjen e tij.(scan)

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Ribashkim me “atë” që e bëri Mbretëreshë. Madhëria e saj tregon kurorën, për herë të parë pas 65 vitesh (FOTO)
Previous article Rama uron mirëmëngjes, duke dhënë një lajm të mirë, për banorët e kësaj zone... (FOTO)

k.autor

Postime të ngjashme

EMRI/ I dënuar me 15 vite burg për trafik njerëzish, arrestohet në Itali 42-vjeçari shqiptar Aktualitet

EMRI/ I dënuar me 15 vite burg për trafik njerëzish, arrestohet në Itali 42-vjeçari shqiptar

DYSHOHET SE MORI PENG TË RIUN NË TIRANË/ Publikohet FOTO e 41-vjeçarit në kërkim Aktualitet

DYSHOHET SE MORI PENG TË RIUN NË TIRANË/ Publikohet FOTO e 41-vjeçarit në kërkim

PROTESTAT PËR ZVËRNECIN/ Rama: Jemi vend i lirë, në 2011 u vranë 4 protestues! Tubimi u provokua nga dhuna e rojës private Breaking News

PROTESTAT PËR ZVËRNECIN/ Rama: Jemi vend i lirë, në 2011 u vranë 4 protestues! Tubimi u provokua nga dhuna e rojës private

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT