• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 25 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

25 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Biznes
  • GoodNews
  • Movers
  • Portret
NDRYSHON KURSI I KËMBIMIT/ Dollari në rritje të fortë. Nën kontroll rënien e euros
Home
Ekonomi

NDRYSHON KURSI I KËMBIMIT/ Dollari në rritje të fortë. Nën kontroll rënien e euros

10 August, 2018 k.autor Ekonomi

Dollari amerikan ka shënuar një rritje të fortë gjatë ditës së sotme në tregun e brendshëm, duke arritur afër nivelit të janarit, ndërsa euro ka shënuar një rënie të lehtë, pasi Banka e Shqipërisë blen vazhdimisht tepricën e euros në treg, duke mos lejuar nënçmimin e fortë të saj.

Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë, një dollar është këmbyer sot me 139.37 lekë, me një rritje prej 1.08 lekë në krahasim me ditën e mëparshme.

Ndërsa euro ka rënë me 0.07 lekë, duke u këmbyer me 125.48 lekë, niveli më i ulët që nga fillimi i qershorit, kur Banka e Shqipërisë filloi ndërhyrjet në tregun e brendshëm valutor.

Në bursat ndërkombëtare euro shënoi një rënie të fortë sot, duke zbritur në në 1.146 USD, si rrjedhojë e shqetësimeve të rritura nga kriza turke, ku lira arriti në nivelet minimale historike të saj dhe Banka Qendrore Europiane shprehu shqetësimin për ekspozimin që mund të kenë disa banka të BE-së ndaj huamarrësve në Turqi.

Por, në tregun shqiptar rënia e euros ishte shumë më e ulët në raport me tkurrjen e monedhës së përbashkët në bursa dhe kjo çoi në mbiçmimin e fortë të dollarit për të ruajtur raportet e këmbimit me bursat ndërkombëtare. Euro tradicionalisht është e dobët në muajin gusht për shkak të prurjeve të larta nga turistët dhe emigrantët, por këtë vit Banka e Shqipërisë është vazhdimisht e pranishme në treg, për të mos lejuar një ulje të pakontrolluar të monedhës së përbashkët.

Banka e Shqipërisë bëri të ditur dje në raportin e politikës monetare të tremujorit të dytë se  ndërhyrjet në tregun valuator do të vijojnë të përdoren deri kur rreziqet me origjinë kursin e këmbimit të menjanohen.

Banka analizon se, mbiçmimi i kursit të këmbimit në gjysmën e parë të vitit 2018 shkoi përtej trendit forcues të diktuar nga faktorët strukturorë. Ky mbiçmim pasqyroi një koncensues të fortë të pritjeve rreth forcimit të mëtejshëm të kursit të këmbimit në të ardhmen, duke sjellë ndryshimin e sjelljës së agjentëve dhe operatorëve të tregut valutor dhe duke rezultuar në një zhballancim të raporteve ndërmjet kërkesës dhe ofertës për valutë. Monitor

Kursi euro/USD gjatë vitit të fundit

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article PRISNIM LAJME NGA DASMA E SARËS/ Vajzat na befasuan me postimet e tyre (FOTO)
Previous article U VETËVRA ME FOTOKSINË/ 29 vjeçari nga Fieri, DETAJET: Kishte marrë dy ditë leje. Familjarët...

k.autor

Postime të ngjashme

PUBLIKON BILANCIN E PAGAVE/ Gonxhja: Mesatarja u trefishua që nga 2013, objektivi 1,200 euro deri në 2030 Ekonomi

PUBLIKON BILANCIN E PAGAVE/ Gonxhja: Mesatarja u trefishua që nga 2013, objektivi 1,200 euro deri në 2030

TAKSA E PRONËS/ Shqiptarët do të paguajnë të paktën 100 milionë euro në vit shtesë Ekonomi

TAKSA E PRONËS/ Shqiptarët do të paguajnë të paktën 100 milionë euro në vit shtesë

PROJEKTLIGJI/ Sa më e shtrenjtë shtëpia, më e lartë taksa, qeveria synon mesatarisht trefishimin Ekonomi

PROJEKTLIGJI/ Sa më e shtrenjtë shtëpia, më e lartë taksa, qeveria synon mesatarisht trefishimin

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT