• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 23 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

23 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
NDRYSHON BUXHETI/ Hyn në fuqi akti normativ, 300 mln lekë për konviktet
Home
Sociale

NDRYSHON BUXHETI/ Hyn në fuqi akti normativ, 300 mln lekë për konviktet

22 December, 2018 F.autor Aktualitet, Breaking News, Sociale

Qeveria ndryshon për herë të dytë buxhetin e këtij viti. Akti normativ është botuar në fletoren zyrtare dhe ndryshimet e buxhetit kanë hyrë në fuqi.

Buxheti i ndryshuar sjell ulje të të ardhurave dhe shpenzimeve, por edhe një fond shtesë për përmirësimin e kushteve në godinat e konvikteve të studentëve në Tiranë. Në ndryshimet e buxhetit Qeveria ka përfshirë edhe fondin e shpërblimeve të fundvitit për familjet me ndihmë ekonomike. Fondi shtesë për rikonstruksionin e konvikteve, me ndryshimet e buxhetit do të jetë në vlerën e 300 milionë lekëve.

Arsyet e përdorimit të fondit përcaktohen në pikën b, të nenit 2 të aktit normativ. “Shtesa e grantit prej 300 milionë lekësh në programin e arsimit të lartë përdoret për përmirësimin e kushteve në konviktet e studentëve të Bashkisë Tiranë”, thuhet në aktin normativ. Përmirësimi i kushteve në konvikte ishte një nga kërkesat që studentët kërkuan gjatë protestës së tyre. Po ashtu, referuar aktit normativ, Qeveria ka ulur të ardhurat krahasuar me aktin normativ të buxhetit të miratuar në muajin korrik.

Të ardhurat e përgjithshme ulen me 2,839,000,000 lekë, ku nga 464,703 milionë lekë që ishin në aktin e parë normativ, me ndryshimet arrijnë në vlerën e 461,864 milionë lekëve. Ulja e të ardhurave ishte paralajmëruar edhe më herët nga Qeveria, për shkak të rënies se kursit të këmbimit të monedhave të huaja, euros dhe dollarit kundrejt monedhës vendëse, e cila ka ulur të ardhurat nga TVSH-ja në import për të gjitha kategoritë e mallrave.

Arkëtimi i TVSH-së nga 148 miliardë që parashikohej në muajin korrik, tashmë me ndryshimet e reja parashikohet që arkëtimi të arrijë vlerën e 146 miliardë lekëve. Krahas uljes së të ardhurave, qeveria ka ulur edhe shpenzimet. Sipas aktit normativ, shpenzimet e përgjithshme të qeverisë ulën në të njëjtën vlerë me të ardhurat, pra 2,8 miliardë lekë. Mbetet i pandryshuar deficiti në vlerën e 32 miliardë lekëve.

Në aktin normativ është reflektuar edhe shpenzimet e paketës së solidaritetit për shpërblimet e fundvitit. Qeveria ka përfshirë në ndryshimet e muajit dhjetor fondin prej 300 milionë lekësh për shpërblimet e familjeve në nevojë.

Nga ky fond përfitojnë 3 mijë lekë shpërblim familjet me ndihmë ekonomike, personat me aftësi të kufizuar dhe dëshmorët. Ndërsa për shpërblimet e pensionistëve fondi me vlerë 3 miliardë lekë u akordua në aktin normativ të muajit korrik.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "PAZARE POLITIKE"/ Thaçi akuzohet nga opozita për t’u denoncuar në Kushtetuese
Previous article SI RRALLËHERË/ Bes Kallaku "ankohet" për ijen e tij: Nuk i mbyllet goja... (FOTO)

F.autor

Postime të ngjashme

ZJARR NË ZONËN E JALLISË SË NARTËS/ Era e fortë favorizon përhapjen e flakëve pranë banesave Aktualitet

ZJARR NË ZONËN E JALLISË SË NARTËS/ Era e fortë favorizon përhapjen e flakëve pranë banesave

AKSIDENT NË AKSIN RRUGOR KORÇË-VOSKOPOJË/ 3 persona të plagosur dërgohen në spital Aktualitet

AKSIDENT NË AKSIN RRUGOR KORÇË-VOSKOPOJË/ 3 persona të plagosur dërgohen në spital

LUFTA KUNDËR KRIMIT TË ORGANIZUAR/ Ambasada amerikane: Kur SHBA dhe Shqipëria qëndrojnë së bashku, komunitetet tona janë më të sigurta Aktualitet

LUFTA KUNDËR KRIMIT TË ORGANIZUAR/ Ambasada amerikane: Kur SHBA dhe Shqipëria qëndrojnë së bashku, komunitetet tona janë më të sigurta

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT