• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 29 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

29 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Biznes
  • GoodNews
  • Movers
  • Portret
NDRYSHON BUXHETI 2021/ Qeveria jep para për pensionistët, rindërtimin dhe bashkitë
Home
Ekonomi

NDRYSHON BUXHETI 2021/ Qeveria jep para për pensionistët, rindërtimin dhe bashkitë

8 December, 2021 s.autor Ekonomi

Tri javë përpara përfundimit të vitit, qeveria ndryshon me akt normativ buxhetin e shtetit. Në Fletoren Zyrtare është botuar akti normativ, nëpërmjet të cilit rishikohen në rritje të gjithë treguesit e buxhetit, bazuar në perfomancën ekonomike të këtij viti, ku ka pasur rritje të të ardhurave, si dhe në huanë e marrë në tregjet ndërkombëtare.

Këtë vit, qeveria parashikon të arkëtojë 507,7 miliardë lekë të ardhura, ose 23,6 miliardë më shumë se parashikimi në buxhetin fillestar.

Shpenzimet gjithashtu pritet të arrijnë në 628,2 miliardë lekë, me një rritje prej 34,5 miliardë lekë në krahasim me ligjin e buxhetit fillestar. Falë performancës së mirë në mbledhjen e të ardhurave, qeveria ka siguruar fonde për pensionistët për bonusin e fundvitit, për programin e rindërtimit dhe shlyerjen e borxheve të bashkive.

Për pensionistët është vendosur në dispozicion një fond prej 3,5 miliardë lekësh, prej të cilit do të përfitojnë rreth 638 mijë pensionistë që do të marrin shpërblimin e fundvitit prej 5 mijë lekësh.

Rishikimi i buxhetit ka shtuar me 7 miliardë lekë edhe programin e rindërtimit. Fondi për rindërtimin ka arritur në 35 miliardë lekë, nga 28 miliardë lekë që ishte planifikuar në buxhetin fillestar.

Gjithashtu, qeveria ka alokuar dhe 500 milionë lekë si transfertë specifike për 61 bashkitë e vendit për shlyerjen e detyrimeve të prapambetura, një problem jo i vogël që ka rënduar financat e pushtetit vendor.

Kjo është hera e pestë që qeveria ndryshon me akt normativ buxhetin e shtetit të këtij viti. Ndryshimet e shpeshta të draftit më të rëndësishëm të financave publike janë kritikuar nga FMN. Ministria e Financave ka marrë publikisht angazhimin se duke filluar nga viti i ardhshëm, nuk do të ketë më ndryshime të buxhetit dhe nëse kjo do të ndodhë, do të bëhet me procedurë parlamentare dhe jo me akt normativ.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article S'KA VEND PËR ALARM/ Shkencëtarët: “Omicron” më ngjitës se “Delta”, por më pak i rrezikshëm
Previous article CHAMPIONS/ Sot ndeshjet e fundit, e gjithë vëmendja te Bayern-Barcelona

s.autor

Postime të ngjashme

ÇMIMET E LARTA ZBRAZIN PRIVATËT NË VLORË/ Pushuesit dhe turistët e huaj dynden në plazhet publike Ekonomi

ÇMIMET E LARTA ZBRAZIN PRIVATËT NË VLORË/ Pushuesit dhe turistët e huaj dynden në plazhet publike

18 VITE PUNË PËR TË BLERË NJË SHTËPI/ Tirana ia kalon edhe Parisit, Vjenës e Londrës Ekonomi

18 VITE PUNË PËR TË BLERË NJË SHTËPI/ Tirana ia kalon edhe Parisit, Vjenës e Londrës

MIRATOHEN KREDITË E BUTA PËR PUNONJËSIT E ADMINISTRATËS/ Ministrja Ibrahimaj: 300 kuota të lira, me normë interesi zero Ekonomi

MIRATOHEN KREDITË E BUTA PËR PUNONJËSIT E ADMINISTRATËS/ Ministrja Ibrahimaj: 300 kuota të lira, me normë interesi zero

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT