• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
NDRYSHOJNË RREGULLAT E MATURËS SHTETËRORE/ Nga kontrollet e rrepta, tek masat për të shmangur rrjedhjen e tezave
Home
Sociale

NDRYSHOJNË RREGULLAT E MATURËS SHTETËRORE/ Nga kontrollet e rrepta, tek masat për të shmangur rrjedhjen e tezave

28 January, 2026 s.autor Aktualitet, Sociale

Që nga 2 qershori deri në 23 qershor rreth 26 mijë gjimnazistë do të zhvillojnë 4 provimet e detyrueshme të maturës shtetërore.

Ministria e Arsimit ka miratuar disa ndryshime në rregullore me synimin për të forcuar kontrollet gjatë testimit, si dhe për të shmangur rrjedhjen e tezave apo kopjimin.

Zv.ministrja e Arsimit, Oriana Osmani thotë: “Më e rëndësishme në këtë rregullore është rritja e përgjegjësive të atyre që menaxhojnë provimet e maturës, që nga përgjegjësi i administrimit, sekretuesit apo përgjegjësit e katit, të jenë shumë të bindur për detyrën që ata kanë në çdo qendër provimi. Nga ana tjetër, vazhdojnë të njëjtat rregulla për maturantët: pajisjet teknologjike si telefonat apo orët nuk janë të lejuara. Diku 3-4 penalizime kemi patur gjatë vitit të kaluar në përgjegjës administrimi që nuk angazhohen më në 2026”.

Zv.ministrja Oriana Osmani, njëherazi kryetarja e Komitetit për organizimin e maturës, tregon se rishikim do të ketë edhe në përmbajtjen e provimeve, teksa ka nisur puna për hartimin e tezave nga QSHA. Ndërkohë, nxënësve të klasave të 12 u janë shpërndarë teste model për t’u përgatitur paraprakisht:

“Qendra e Shërbimeve Arsimore ka marrë masat për të organizuar grupet e hartuesve të tezave për të përditësuar fondet e pyetjeve. Kjo ka ardhur si rrjedhojë e ndryshimeve të vogla që kanë pësuar programet e maturës dhe sigurisht për një përditësim të njohurive që nxënësi ka marrë në këto 3 vite.”

Lista me emrat e maturantëve parashikohet të publikohet më shpejt se në maturat e të kaluarës.

“Këtë vit do të ketë një komunikim institucional më të hershëm. Flasim për nxënësit që nuk mund të mbyllin në mënyrë të suksesshme maturën; emrat e tyre do të dalin më herët dhe nuk do të jenë në listën përfundimtare të shkollave. Është detyrim i drejtuesve për të parë me vëmendje numrin e mbetësve”, shton Osmani.

Këshilla për maturantët është të jenë sistematikë në përgatitjen për maturën dhe të mos e lënë përsëritjen për ditët e fundit.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article E RËNDË NË KORÇË/ Qytetari humb jetën teksa pinte kafe, dyshohet se…
Previous article KOSOVË/ Tjetër operacion policor në Mitrovicën e Veriut, zbulohet arsenal armësh, municion dhe uniforma të policisë serbe

s.autor

Postime të ngjashme

PAMJET/ Pjesëmarrja në Bulevard si asnjëherë më parë që nga vitet ’90 Aktualitet

PAMJET/ Pjesëmarrja në Bulevard si asnjëherë më parë që nga vitet ’90

PROTESTA NË TIRANË/ I riu ngjitet në podium me qese me plehra në duar: Kam ardhur për t’ia sjellë Ramës nga Zvërneci, meqë qeveria nuk i mblodhi Aktualitet

PROTESTA NË TIRANË/ I riu ngjitet në podium me qese me plehra në duar: Kam ardhur për t’ia sjellë Ramës nga Zvërneci, meqë qeveria nuk i mblodhi

"O PLAK I LIGË..."/ Protestuesi mesazh të ashpër Ramës: Mos e detyro turmën të humbasë kontrollin Aktualitet

"O PLAK I LIGË..."/ Protestuesi mesazh të ashpër Ramës: Mos e detyro turmën të humbasë kontrollin

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT