• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 14 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

14 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
NDRYSHOJNË LINJAT E AUTOBUSËVE/ Risia në transportin urban të Tiranës
Home
Politikë

NDRYSHOJNË LINJAT E AUTOBUSËVE/ Risia në transportin urban të Tiranës

29 March, 2023 s.autor Politikë

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj prezantoi sot një nga projektet më inovative për transportin publik, atë që njihet si Bus Rapid Transit, i cili do të prekë linjat kryesore të qytetit, si Kinostudio-Kombinat, Unazën dhe linjën e Tiranës së Re.

Në panelin prezantues, veç Veliajt ishin edhe ekipi i ekspertëve gjermanë të GIZ-it, i drejtuar nga Christian Mettke, ish-drejtori i Departamentit të Transportit për Londrën, John Barry, përfaqësues të kompanive të transportit qytetas dhe ndërqytetas dhe ekspertë evropianë për mobilitetin, u diskutua për ndryshimet që ka pësuar transporti publik në Tiranë, risitë e projektit BRT, dhe investimet që pritet të bëjë Bashkia e Tiranës në vijim.

Kryebashkiaku Veliaj tha se transporti publik është një çështje që meriton një diskutim serioz dhe të bazuar në fakte, jo në opinione. “Transporti urban ka qenë në vëmendje të debatit publik edhe prej populizmit, edhe për faktin se fushata po afron, tani jam duke pritur kur do fillojnë avionët dhe trenat falas, por nuk e di nëse po flitet me Elon Musk që edhe SPACE X të japë udhëtime falas për të gjithë votuesit në Shqipëri. Por, të gjithë e kuptojmë se nga ‘kali blu’ vetëm propozime të tilla mund të priten! Kur sheh kalin që vjen në Tiranë, kujtohesh që i kemi dëgjuar këto përralla edhe më parë, por ky është momenti për të bërë një bisedë serioze. Ne mund të kemi opinione të ndryshme, por nuk mund të kemi fakte të ndryshme”, tha ai.

Duke u fokusuar te transporti publik në Tiranë, Veliaj tregoi disa shifra konkrete. “Kemi dyfishuar rrjetin e dedikuar të korsive të autobusëve: nga një rrjet prej 5 kilometrash, sot është një rrjet prej 10 kilometrash. Kemi shtuar 3 linja të reja të autobusëve, të cilat nuk ekzistonin më përpara. Kemi rritur nga 169 km, që ishte gjithë rrjeti i transportit, në 375 km. Kemi dyfishuar rrjetin dhe linjat ekzistuese janë zgjatur; pra me të njëjtin çmim, ti bën sot dyfishin e itinerareve. Kemi rritur në 17 numrin e linjave rrethqytetase, nga 8 linja që ishin në 2015. Sot e kemi harruar, por shumë prej ish-komunave nuk vinin dot në Tiranë me autobusë. Na duken si përrallë nga e kaluara diskutimet a po vjen autobusi nga Farka, nga Baldushku, nga Krraba, nga Peza, nga Vaqarri, por sot janë një realitet. Nuk po them se jemi perfekt, por po them se ku e gjetëm situatën me kalin blu dhe ku jemi sot”, tha ai.

Veliaj nënvizoi se janë shtuar stacionet e autobusëve dhe është ulur koha e pritjes për qytetarët. “Kemi pasur 337 stacione në 2015-ën, kemi shkuar sot në 469 stacione. Janë rritur stacionet me 40%. Sot jemi në një situatë ku frekuenca e linjave nga 37 minuta është mesatarisht 7 minuta. Prisnim mesatarisht mbi gjysmë ore në stacion, sot mesatarja e pritjes është 7 minuta. Teksa po flasim, në qytet shërbejnë rreth 420 autobusë. Gjetëm 100 e ca rrangalla, sot janë 420 autobusë që transportojnë 9 mijë udhëtarë në orë. Sikur këta 9 mijë pasagjerë të ishin me makina, 9 mijë në orë imagjinoni se çfarë do të ndodhte me trafikun,” deklaroi ai.

Pas gjithë këtij transformimi në infrastrukturë, Veliaj theksoi se ka ardhur koha e futjes së linjave të shpejta të autobusëve. “Propozimi sot është që ne të kalojmë në Linjën e Shpejtë të Autobusëve, e cila fillimisht do të zbatohet për 3 linja. Propozimi që na ka ardhur me mbështetjen e miqve tanë nga KFË-së dhe GIZ-it gjerman, dhe me mbështetjen e Qeverisë Shqiptare, është që të kalojmë në një sistem ku korsia e autobusëve të jetë e pandërprerë, në mënyrë që të mos futen makinat apo këmbësorët. Linja që do të kalojnë me korsi të shpejtë të dedikuar janë: Tirana e Re, Unaza dhe Kombinati, siç kemi bërë në disa raste me korsitë e biçikletave”, u shpreh ai.

Sipas tij, zbatimi i një sistemi të tillë do të nxiste qytetarët të përdorin një transporti publik më cilësor. Veliaj solli shembuj suksesi si do zbatohet në kryeqytetin shqiptar modeli i ri, i cili është funksional në shumë kryeqytete Botërore. “Sot sistemi Bus Rapid Transit është zbatuar nga Amsterdami, Chicago, Otava, Mexico City, Bogata, Taipei e Tokio, pra është diçka që po merr një përkrahje universale në shumicën e qyteteve, si në Azi, ashtu edhe në Amerikë, si në Europë, ashtu dhe në disa nga qytetet më të mëdha të veriut të Afrikës, sepse qartazi është diçka më ekonomike, më e përballueshme dhe më realiste për t’u zbatuar edhe në qytetin tonë”, shtoi ai.

Linjat e shpejta të autobusëve do të sjellin një sërë përfitimesh të tjera, veç shpejtësisë. “Propozimi na sjell një reduktim të trafikut, na sjell më pak ndotje, sepse autobusët nuk ndalojnë me ecejake, por kanë një rrugë ekspres, na sjell më shumë barazi në lëvizje. Si përkthehet ky propozim në një investim konkret? Ne do të ndërtojmë 55 kilometra korsi, pra nga 10 kilometra që kemi sot, do kalojmë në 55 kilometra të korsive të dedikuara të BRT. Deri në fund të 2023-it do të kemi 10 kilometrat e parë dhe deri në fund të këtij plani 5-vjeçar, do ta kemi të plotë rrjetin e 55 kilometrave. Duam që të investojmë mbi 50 milion euro në lëvizjen e shpejtë të transportit publik, në këto 3 linja, pra në këto korsi të dedikuara”, nënvizoi ai.

Plani është që autobusët e shpejtë të jenë elektrikë, zbuloi kreu i Bashkisë. “Në të 3 këto korridore duam që të dyfishojmë lëvizjen e shpejtësisë, nga 9 – 9.5 kilometra që është një shpejtësi modeste sot, në 20 kilometra në orë. Shtimi i shpejtësisë do të çojë në ngushtimin e kohës; pra, nëse një cikël i plotë i Unazës bëhet për 54 minuta, Unaza do të shkojë në 24 minuta. Kjo do të thotë që, duke qenë se është rritur shpejtësia, është ulur minutazhi i bërjes së ciklit të plotë, na jep mundësinë që kapacitetin e transportit ta çojmë nga këta 9 mijë pasagjerë në orë që kemi sot, në 23 mijë udhëtarë në orë me sistemin e ri që ne po propozojmë. Kemi planifikuar edhe vendodhjen e automatizuar të mjeteve që të kemi një siguri dhe mundësi për të parë ku është ekzaktësisht secili autobus, për të sinjalizuar në mënyrë digjitale stacionin, që edhe qytetari ta shohë në mënyrë digjitale për sa kohë vjen mjeti”, shpjegoi në fund ai.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article OriginAL - Programi që lidh të rinjtë e diasporës me rrënjët e tyre shqiptare
Previous article "REZULTATET TONA TREGOJNË..."/ Shkencëtarët identifikojnë përbërësin sekret në pikturat e Leonardo da Vinçit

s.autor

Postime të ngjashme

SHQIPTARËT I KËRKUAN DORËHEQJEN/ Rama për protestuesit: Një frymë fashiste… Breaking News

SHQIPTARËT I KËRKUAN DORËHEQJEN/ Rama për protestuesit: Një frymë fashiste…

"KA KËRCËNIME NDAJ KUJTDO QË NUK RRESHTOHET ME..."/ Rama: Dhuna online ndaj Ylli Limanit, shprehja më e neveritshme e një fenomeni që po e shoqëron protestën Politikë

"KA KËRCËNIME NDAJ KUJTDO QË NUK RRESHTOHET ME..."/ Rama: Dhuna online ndaj Ylli Limanit, shprehja më e neveritshme e një fenomeni që po e shoqëron protestën

"S'KA NEGOCIATA..."/ Rama thirrje protestuesve kundër projektit në Zvërnec: U kanë shaluar një rrenë shumë të fortë Politikë

"S'KA NEGOCIATA..."/ Rama thirrje protestuesve kundër projektit në Zvërnec: U kanë shaluar një rrenë shumë të fortë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT