• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
NDRYSHIMI MES SIMPTOMAVE TË ALERGJISË DHE COVID-19/ Mjekja: Temperatura dhe dhimbja e trupit, dallimet kryesore
Home
Sociale

NDRYSHIMI MES SIMPTOMAVE TË ALERGJISË DHE COVID-19/ Mjekja: Temperatura dhe dhimbja e trupit, dallimet kryesore

27 May, 2020 Delo.autor Aktualitet, Sociale

Periudha prill-qershor  njihet dhe si periudha e alergjive ku teshtimat, kollitja dhe bllokimi i frymëmarrjes janë prezente. Të ndodhur në kohë pandemie të covid-19, shenjat e të cilave ngatërrohen dhe me alergjitë, shkaktojnë dhe një paqartësi dhe tension tek njerëzit duke iu drejtuar gjithmonë e më shpesh bluzave të bardha.

Mjekja e alergjisë, Merita Hita shpjegoi në një intervistë për Report TV ndryshimin mes simptomave të alergjive dhe covid-19, ku tha se i vetmi ndryshim është se covid-19 shoqërohet me temperaturë dhe dhimbje trupi në krahasim me alergjitë që nuk i kanë këto simptoma.

“Simptomat e alergjive janë teshtimat, bllokim hundësh, kruajtje sysh dhe hundësh, kollë dhe bllokim frymëmarrje që shkaktohen nga poleni. Sezoni i alergjive fillon nga fundi i prillit deri në fund të qershorit. Në këtë periudhë vijnë me skuqje dhe lotim të syve dhe rrjedhje e bllokim hundësh. Pacientët tremben nga këto shenja. Alergjia ka teshtima të shpeshta dhe nuk ka temperaturë dhe dhimbje trupi, ndryshe nga covid që i ka. Gjithashtu dhe dhimbja e fytit bën diferencën. Kur je me covid nuk ke kruajtje, ndërsa gjatë alergjive ke ngacmim dhe kruarje të fytit”, u shpreh mjekja Hita.

Mjekja Merita Hita tha se gjatë ditës ka shumë vizita jo vetëm nga personat alergjike, por dhe ata astmatik, ndërsa frika nga covid-19 ka shtuar edhe më shumë fluksin.

Gjithashtu ajo tha dhe disa këshilla të vlefshme për persona alergjik në mënyrë që të shmangin sa më shumë këtë gjë, në një kohë kur polenat kanë ‘pushtuar’ ambientin.

Këshilla për personat alergjikë

– Të shmangen daljet në pikun e vapës ku polenët janë më të shumtë

– Kur udhëtojnë me makinë të mbyllin dritaret

– Të mbajnë maska

– Sapo shkojnë në shtëpi të lajnë flokët dhe heqin veshjet pasi mbajnë polenat

– Shmangni ambientet e gjelbëruara

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article TRAGJIKE NË MAMURRAS/ Gruaja e ish-boksierit gjendet e djegur në banesë (VIDEO)
Previous article PARANDALIMI I KRIMIT MJEDISOR/ IKMT gjobit me 2 milionë lekë dy persona, u kapën duke gërryer shtratin e lumit Mat

Delo.autor

Postime të ngjashme

PAMJET/ Pjesëmarrja në Bulevard si asnjëherë më parë që nga vitet ’90 Aktualitet

PAMJET/ Pjesëmarrja në Bulevard si asnjëherë më parë që nga vitet ’90

PROTESTA NË TIRANË/ I riu ngjitet në podium me qese me plehra në duar: Kam ardhur për t’ia sjellë Ramës nga Zvërneci, meqë qeveria nuk i mblodhi Aktualitet

PROTESTA NË TIRANË/ I riu ngjitet në podium me qese me plehra në duar: Kam ardhur për t’ia sjellë Ramës nga Zvërneci, meqë qeveria nuk i mblodhi

"O PLAK I LIGË..."/ Protestuesi mesazh të ashpër Ramës: Mos e detyro turmën të humbasë kontrollin Aktualitet

"O PLAK I LIGË..."/ Protestuesi mesazh të ashpër Ramës: Mos e detyro turmën të humbasë kontrollin

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT