• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 15 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

15 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“NDRYSHIMI I SISTEMIT ZGJEDHOR”/ Alfred Peza: PS-ja, e hapur. Pjesë e procesit të dialogut
Home
Politikë

“NDRYSHIMI I SISTEMIT ZGJEDHOR”/ Alfred Peza: PS-ja, e hapur. Pjesë e procesit të dialogut

17 January, 2020 k.autor Breaking News, Politikë

Mazhoranca dhe opozita e bashkuar kanë lënë mënjanë “luftën” në distancë dhe akuzat e ndërsjella, ndërsa kanë zgjedhur të ulen në tryezë për të diskutuar mbi miratimin e Reformës Zgjedhore.

Për këtë hap pozitiv, politika shqiptare është përgëzuar nga faktori ndërkombëtar, i cili e ka cilësuar këtë si një hap madhor për tejkalimin e krizës politike, krizë kjo e cila vijon prej kohësh në vendin tonë.

I ftuar në “Euronews Albania”, sekretari i Partisë Socialiste për mediat, Alfred Peza tha se mazhoranca është e hapur të dëgjojë çdo propozim relevant, që do të vijë nga ana e opozitës.

“PS që në vitin 2018 ka qenë aq e hapur sa kryetari i saj z. Edi Rama deklaroi se i vendosim  opozitës një fletë të bardhë dhe ajo ta shkruajë si të dojë reformën elektorale, mjafton që të jetë brenda atyre kërkesave dhe normave ndërkombëtare, të përcaktuar edhe nga raportet  e OSBE-ODIHR.

Në këtë kontekst, vazhdojmë t’i mbetemi këtij qëndrimi dhe jemi të hapur si mazhorancë, që opozita të ofrojë të gjitha opsionet që ka, dhe ka një vullnet maksimal politik për t’i marrë  parasysh të gjithë propozimet racionale, që ajo do të bëjë”-tha z. Peza.

I pyetur për qëndrimin e PS mbi ndryshimin e sistemit zgjedhor, ish-deputeti Alfred Peza u shpreh:

“Qëndrimi ka qenë konstant. Për aq koha sa deri në këtë momente nuk është diskutuar me detaje specifike për sistemin, por e gjitha ka qenë me tepër një debat mediatik e publik dhe një debat përtej tryezës politike të mazhorancës dhe opozitës të këtyre ditëve. Megjithatë PS është e hapur edhe për këtë çështje, pasi opsionet që janë thënë deri tani, kanë qenë nga më të ndryshmet.

Nuk ka një opsion final rreth të cilit mund të vërtiten të gjitha qëndrimet, kështu që unë gjykoj se do të jetë pjesë e procesit dhe e vendimmarrjes në vijimësi”- tha ai.

/Euronews

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article E BUJSHME NGA SPANJA/ Barcelona gjen zëvendësuesin e Pique në atdheun e "Pleshtit"
Previous article KLEA HUTA DHE ELGIT DODA SË SHPEJTI PRINDËR/ Zbulohet gjinia e bebit, familjes do ti shtohet një...

k.autor

Postime të ngjashme

AKUZA QEVERISË PËR ZJARRET/ Berisha: Vendi i rrezikuar, Rama dhe ministrat rreziten e luajnë kumar Politikë

AKUZA QEVERISË PËR ZJARRET/ Berisha: Vendi i rrezikuar, Rama dhe ministrat rreziten e luajnë kumar

DETAJET/ Kapet në ndjekje furgoni me 2500 kubikë kanabisi, në pranga 2 të rinjtë! Do ngrinin plantacionin e drogës në vaun e Dejës Aktualitet

DETAJET/ Kapet në ndjekje furgoni me 2500 kubikë kanabisi, në pranga 2 të rinjtë! Do ngrinin plantacionin e drogës në vaun e Dejës

“NË SELENICË KEMI EDHE UJË TË KRIPUR NË MAL”/ Rama ironizon kryebashkiakun “rebel” të PS: Faleminderit për informacionin… Politikë

“NË SELENICË KEMI EDHE UJË TË KRIPUR NË MAL”/ Rama ironizon kryebashkiakun “rebel” të PS: Faleminderit për informacionin…

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT