Vetëdorëzimi i Klement Balilit, “Eskobarit të Ballkanit” është padyshim ngjarja e muajit janar që arriti jehonën edhe në mediat ndërkombëtare.
Në kërkim prej dy vitesh, sot Balili ka vendosur me kushtin e tij që të mos arrestohej por të vetëdorëzohej edhe pse pas bisedimeve me policinë.
Gazetari investigativ Artan Hoxha, në një intervistë që I ka marrë Balilit flet edhe për ndryshimin e tij në pamjet.
E në fakt, kjo kuptohet duke krahasuar edhe dy fotot e mëposhtme. Jemi mësuar ta shohim nga dy tri “kënde”, në ato pak foto që qarkullonin të tij, pak më të mbushur, me këmishë serioze apo kostum.
E ndërsa sot, pamë një Klement nga të gjitha anët, të vetëdorëzuar. Në pamjet që shohim kur takohet me gazetarin Hoxha, ai jo vetëm që ka humbur në peshë konsiderueshmë, por edhe modeli I tij I flokëve ka ndryshuar e deri tek këmisha me kuadrata.
Sipas të dhënave, Balili ka qënë fshehur në Tiranë, Durrës edhe Vlorë këto dy vite. Por, të jetë vallë “ky lloj maskimi” ai që e ka mbajtur larg policisë, në plot 14 operacione?
Përgatiti: AlpeNews.al