Kryeministri grek, Aleksis Cipras përgëzoi homologun maqedonas, Zoran Zaev pas votimit historik të deputetëve në Shkup për të riemërtuar vendin e tyre në ”Republika e Maqedonisë së Veriut”, njoftuan shërbimet e kryeministrit grek.
‘’Kryeministri uroi Zaev-in për përfundimin me sukses të procesit për rishikimin e kushtetutës së ish-Republikës Jugosllave të Maqedonisë’’, thuhet në komunikatë.