• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 18 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

18 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
NDRYSHIMI I EMRIT TË MAQEDONISË/ Presidenti Ivanov refuzon të dekretojë ligjet
Home
Rajon

NDRYSHIMI I EMRIT TË MAQEDONISË/ Presidenti Ivanov refuzon të dekretojë ligjet

12 March, 2019 k.autor Rajon

Kthehen në procedurë parlamentare për lexim të tretë ligjet të cilat Presidenti i Maqedonise se Veriut, Gjorge Ivanov refuzoi t’i dekretoj. Kreu i Kuvendit, Talat Xhaferi, për Alsat bëri të ditur se Rregullorja e Kuvendit e obligon kryetarin e Parlamentit që në afat prej 30 ditësh, ligjet në fjalë t’i vendosë prapë në votim, siç ka qenë rasti me ligjet e mëparshme.

“Rregullorja e Kuvendit e obligon kryetarin e Parlamentit që në afat prej 30 ditësh, ligjet në fjalë t’i vendosë prapë në votim siç ka qenë rasti me ligjet e mëparshme.” – pati theksuar Talat Xhaferi, kryetar i Kuvendit.

Sipas Rregullores, nëse Presidenti vendos që të mos e nënshkruaj dekretin për shpalljen e ligjit, Kuvendi përsëri e rishikon ligjin në fazën e leximit të tretë, në fat prej 30 ditësh nga dita e sjelljes së ligjit.

Rregullorja e Kuvendit, Neni 173

Nëse Presidenti vendos që të mos e nënshkruajë dekretin për shpalljen e ligjit, Kuvendi përsëri e rishikon ligjin në fazën e leximit të tretë, në fat prej 30 ditësh nga dita e sjelljes së ligjit.

 Fushata zgjedhore e kufizon më shumë afatin e Kuvendin për rimiratim. Kështu që ligjet në fjalë do të duhet të rimiratohen deri më 31 mars. Se kur ata do të vendosen në rend dite do të mësohet pasi Xhaferi të kthehet nga udhëtimi zyrtar në Rumani dhe Lituani. Në mesin e këtyre ligjeve ka edhe pika nga plani për Reforma 18. Zv.kryeministri Bujar Osmani thotë se pavarësisht sjelljes dekonstruktive të Ivanovit, Qeveria do të vazhdojë me miratimin e reformave të tjera.

“Ne do të vazhdojmë punën tonë në kuadër të mundësive tona ligjore për t’i kaluar ligjet në Qeveri dhe në Parliament. Ne duhet të kuptojmë se Maqedonia është Republikë parlamentare, nuk është presidenciale dhe fjalën e fundit në aprovimin e ligjeve e ka parlamenti. Secili që do të tentojë të imponojë sistem presidencial pa ndryshim të Kushtetutës, bën vepër të rëndë penale dhe do të ketë pasoja. Por sidoqoftë, sikur në rastet e kaluara kur kishte tentim të imponimit të sistemit presidencial në mënyrë jokushtetuese, parlamenti merr në dorë procesin dhe vazhdon më tutje ashtu që do të ndodhë e njëjta në këtë rast.” -është shprehur Bujar Osmani, zv.kryeministër

Nga VMRO-DPMNE-ja veprimin e Ivanovit e konsiderojnë si të drejtë kushtetuese dhe ligjore.

Sipas Kushtetutës, ligjeve dhe Rregullores, presidenti duhet dhe mundet, atëherë kur vlerëson se ka bazë t’i kthejë çështjet për një vendim të dytë në Kuvend. Më shumë këtë duhet ta sqarojë ai vetë.”

“Një ditë më parë nga Kuvendi njoftuan se presidenti Gjorge Ivanov ka refuzuar të nënshkruar dekretin për 11 ligje ndërkohë që të hënën ka skaduar afati edhe për 3 ligje të tjerë. Arsyeja mësohet të jetë mbishkrimi në ligje me emrin e ri të shtetit dhe të institucionit ligjvënës. – thekson Vllatko Gjorçev nga VMRO-DPMNE

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article SJELLJA E POLICISË TE “PETRO NINI”/ SHÇBA nis hetimet ndaj efektivëve
Previous article PAS FITORES NDAJ PARTIZANIT/ Trajneri Ahmetaj: Të vazhdojmë të ecim me atë ecuri që...

k.autor

Postime të ngjashme

DEKLARATA SKANDALOZE/ Daçiç: Do ta ripushtojmë Kosovën, flamuri ynë do ngrihet mbi Prizren Rajon

DEKLARATA SKANDALOZE/ Daçiç: Do ta ripushtojmë Kosovën, flamuri ynë do ngrihet mbi Prizren

PROFILI/ Nga akademike dhe ministre, te drejtimi i shtetit. Kush është Justina Shiroka Pula, presidentja e re e Kosovës? Breaking News

PROFILI/ Nga akademike dhe ministre, te drejtimi i shtetit. Kush është Justina Shiroka Pula, presidentja e re e Kosovës?

"KEMI VETËM TRE ORË KOHË"/ Ramush Haradinaj thirrje deputetëve: Kthehuni në seancë të votojmë Ligjin për Specialen! Rajon

"KEMI VETËM TRE ORË KOHË"/ Ramush Haradinaj thirrje deputetëve: Kthehuni në seancë të votojmë Ligjin për Specialen!

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT