• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 13 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

13 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
NDRYSHIMET TEKNLOGJIKE “sjellin” HARTËN e re turistike të Lezhës
Home
Media të Huaja

NDRYSHIMET TEKNLOGJIKE “sjellin” HARTËN e re turistike të Lezhës

8 August, 2018 g.autor Destinacione, Media të Huaja

Tashmë çdo vizitor vendas apo turist i huaj që ka interes për t’u njohur me historinë, kulturën apo turizmin religjioz të Lezhës, ka në dispozicion tashmë hartën turistike të këtij qyteti.

Bashkia e Lezhës ka publikuar hartën turistike të Lezhës, ku turistët mund të gjejnë detaje lidhur me pikat e veçanta turistike.

Trashëgimia e pasur historike dhe kulturore e bën këtë bashki një destinacion tërheqës për turizmin kulturor.

E shtrirë në të dy anët e lumit Drin, e rrethuar nga lagunat Kunë e Vain, si dhe nga plazhi i bukur i Shëngjinit, Lezha ofron bukuri natyrore të larmishme dhe mundësi të shumta për zhvillimin e turizmit jo vetëm brenda territorit të saj, por edhe në një distancë të afërt.

Zona etnografike e Zadrimës, e cila shtrihet në pjesën veriore të bashkisë së re është një pasuri e cila së fundmi po kthehet në atraksion të agro-turizmit dhe të ushqimit të ngadaltë.

Në Lezhë ndodhen 15 objekte monumente kulturore dhe historike, si Kalaja dhe Memoriali i Vendvarrimit të Skënderbeut, Kisha e Shën Gjergjit, Kisha e Zojës Nunciate, Kisha Ortodokse, Katedralja Katolike, Xhamia e Lezhës, Ura e vjetër, Muret fortifikues, Kompleksi skulpturor i Gjergj Fishtës, etj.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Google jep alarmin: Fshijini menjëherë këto aplikacione (FOTO)
Previous article BEHRAMI PLAS BOMBËN/ XHAKA dhe SHAQIRI donin të LININ Zvicrën, por I NDALA unë

g.autor

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT