• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 9 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

9 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
NDRYSHIMET POLITIKE NË KOSOVË: LDK drejt zgjedhjes së kreut të ri
Home
Nderkombetare

NDRYSHIMET POLITIKE NË KOSOVË: LDK drejt zgjedhjes së kreut të ri

30 July, 2018 Sadik.Autor Botë, Nderkombetare

Lidhja Demokratike e Kosovës, aktualisht partia më e madhe opozitare, është edhe më e zëshmja kur është në pyetje kundërshtimi i politikave qeverisëse në vend. Po ashtu, LDK në disa raste, të paktën deklarativisht ka kërkuar që vendi sa më shpejt të shkojë në zgjedhje të parakohshme, duke kontestuar legjitimitetin e Qeverisë aktuale, e cila udhëhiqet nga kryeministri Ramush Haradinaj.

Përderisa është e zëshme në kërkesën për zgjedhje, LDK nuk ka në plan që të thërras ndonjë proces të shpejtë për zgjedhje brenda partiake.

Analistët politikë parashikojnë një garë më të ashpër zgjedhore brenda këtij subjekti politik, ndërkohë që zyrtarët e LDK-së po presin që procesi të zhvillohet sipas kalendarit partiak.

Zgjedhjet për kryetarin dhe organet drejtuese të partisë, pritet të mbahen në muajin maj të vitit të ardhshëm.

Kështu thonë drejtues të partisë më të madhe opozitare, sipas të cilëve, ka një koordinim të mirë të udhëheqësve dhe se nuk është e nevojshme që këto zgjedhje të mbahen më herët sesa në kohën e paraparë.

Nënkryetari i kësaj partie, Lutfi Haziri, tha për Radion Evropa e Lirë se nuk ka asnjë arsye që ky proces të përshpejtohet.

“LDK e ka kryetarin, Isa Mustafa, i cili në koordinim me nënkryetarët, po funksionon mjaft mirë. LDK e ka kalendarin zgjedhor, i cili fillon në maj dhe deri atëherë mos t’i shkon mendja dikujt që ka zgjedhje të brendshme. Tradicionalisht, LDK-ja i ka respektuar afatet dhe kalendarin zgjedhor”, tha Lutfi Haziri.

Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri
Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri

Ngjashëm si nënkryetari Haziri mendon edhe deputeti i kësaj partie, Ismet Beqiri.

Ai për Radion Evropa e Lirë thotë se gjithçka po funksionon sipas planit në partinë e tyre, duke shtuar se shumë shpejt do të njoftojnë për datën e saktë të zgjedhjeve të brendshme.

Sipas tij, fokus kryesor i tyre, është t’ia shkurtojnë jetën kësaj Qeverie, e pastaj të mbajnë zgjedhjet brenda partisë.

“Aktualisht ajo që mund të them është që organet e partisë, që të gjitha, funksionojnë pa asnjë problem. Po ashtu edhe kryetari i partisë zotëri Mustafa, po e kryen punën e tij përkundër disa kufizimeve që ende i ka. Kryesia e LDK-së, kryetarët e degëve dhe të gjitha forumet e partisë funksionojnë normalisht. Sidoqoftë me kohë, LDK-ja do të marrë qëndrim edhe për kohën, gjegjësisht datën, caktimin eventual të datës së zgjedhjeve partiake”, thotë Ismet Beqiri.

Në janar të këtij viti, ish-kryeministri i Kosovës dhe kryetari i LDK-së, Isa Mustafaishte dërguar në Gjermani për shërim pasi që kishte komplikime shëndetësore. Mustafa vazhdon ta drejtojë LDK-në, por sipas parashikimeve, arsyet shëndetësore mund të shtyjnë atë që të mos rikandidojë për postin e kryetarit, duke hapur kështu mundësinë për kandidatura të reja.

Analisti politik, Artan Muhaxhiri thotë se zgjedhjet e brendshme në LDK janë të domosdoshme.

Për Radion Evropa e Lirë, Muhaxhiri thotë se duke marrë parasysh gjendjen shëndetësore të kryetarit Isa Mustafa, LDK-ja aktualisht është duke funksionuar pa kryetar.

“Për shkak të gjendjes shëndetësore të kryetarit Mustafa, Lidhja Demokratike e Kosovës e ka të obliguar që të gjejë një mënyrë tjetër të funksionimit sepse kështu si është aktualisht ajo, de jure e ka kryetarin, mirëpo de fakto nuk e ka”, thotë Muhaxhiri.

Lutfi Haziri, Vjosa Osmani dhe kryetari i Podujevës, Agim Veliu, sipas Artan Muhaxhirit, janë emrat potencialë që do të mund të zëvendësonin kryetarin e tanishëm, Isa Mustafa.

Një mbështetës i LDK-së. Foto nga arkivi
Një mbështetës i LDK-së. Foto nga arkivi

Madje sipas tij, gara do të jetë e ashpër, pasi të qenit kryetar i partisë, ofron privilegje të tjera.

“Unë nuk pres që do të jetë një garë e lehtë, përkundrazi mendoj se ashpërsimi i gjuhës edhe i qëndrimeve do të rritet me afrimin e datës së zgjedhjeve sepse LDK-ja është në pozitë shumë të mirë elektorale aktualisht edhe fituesi i garës për kryetar të LDK-së e ka të garantuar një post të rëndësishëm. Në fakt, posti i kryetarit të partisë e nënkupton postin e një kandidati potencial për kryeministër”, thotë analisti politik Artan Muhaxhiri.

Deputeti i LDK-së Ismet Beqiri thotë se është ende herët të flitet për ndonjë emër konkret se kush do të merrte udhëheqjen e partisë.

“Sigurisht që në opinion kanë qenë disa pse jo edhe ambicie të shprehura nga disa prej anëtarëve të LDK-së, qoftë struktura edhe më të larta, por edhe të tjerë, por ne e kemi marrë si shumë normale që të ketë pretendent eventualisht, por konsiderojmë që është ende herët”, thotë Beqiri.

LDK njihet si parti që përpiqet të trashëgojë frymën politike të liderit dhe themeluesit të saj, Ibrahim Rugova. Pas vdjekjes së Rugovës, postin e kryetarit të LDK-së e kishte fituar Fatmir Sejdiu, duke u pasuar nga Isa Mustafa.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article MOTI GJATË DITËS/ E hëna e "TEMPERATURAVE TË LARTA". Meterologët: Qyetarë të marrin...
Previous article RISI/ Aplikacioni zëvendëson mjekun, jep diagnozën për pacientët

Sadik.Autor

Postime të ngjashme

VIDEOLAJM/ Trump braktis intervistën në NBC News, debat i ashpër gjatë transmetimit: Më ka mbaruar durimi Botë

VIDEOLAJM/ Trump braktis intervistën në NBC News, debat i ashpër gjatë transmetimit: Më ka mbaruar durimi

IZRAELI BRESHËRI SULMESH NDAJ IRANIT/ Trump i shqetësuar për dëmtimin e negociatave, thirrje Netanyahut: Mos u hakmerr Botë

IZRAELI BRESHËRI SULMESH NDAJ IRANIT/ Trump i shqetësuar për dëmtimin e negociatave, thirrje Netanyahut: Mos u hakmerr

NGA IRANI NË UKRAINË/ Si po e sfidon lufta asimetrike fuqinë ushtarake konvencionale Botë

NGA IRANI NË UKRAINË/ Si po e sfidon lufta asimetrike fuqinë ushtarake konvencionale

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT