• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 8 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

8 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Biznes
  • GoodNews
  • Movers
  • Portret
NDRYSHIMET NË SKEMËN E PROFESIONEVE/ Drejtoria e TATIMEVE: Nga data 1 KORRIK do të …
Home
Ekonomi
Portret

NDRYSHIMET NË SKEMËN E PROFESIONEVE/ Drejtoria e TATIMEVE: Nga data 1 KORRIK do të …

27 June, 2018 g.autor Biznes, Ekonomi, GoodNews, Movers, Portret

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve, njofton të gjithë tatimpaguesit, se duke filluar nga data 1 Korrik 2018, listëpagesat që do të gjenerohen nga sistemi per periudhën tatimore qershor 2018 dhe që do të dorëzohen elektronikisht nga data 1 deri më 20 korrik 2018, do të reflektojnë kodet e rishikuara të profesioneve sipas Listës Kombëtare të Profesioneve të miratuara me VKM nr. 514 nr. 514, datë 20.09.2017 dhe të publikuar në Fletoren Zyrtare Nr. 169, datë 22 shtator 2017.

Këto ndryshime kanë të bëjnë kryesisht me shtimin e disa kategorive të reja të profesioneve, ndryshime në kategoritë ekzistuese, si dhe pavlefshmërinë e disa kategorive të Listës Kombëtare të Profesioneve të përdorura deri para hyrjes në fuqi të vendimit të mësipërm.

Implementimi i ndryshimeve të mësipërme në listëpagesë do të mundësojë në pjesën më të madhe të tyre përditësimin automatik. Në këto raste tatimpaguesi do të dorëzojë listëpagesën e tij pa qenë e nevojshme të përditësojë kategorinë e profesioneve edhe nëse ajo ka ndryshuar.

Tatimpaguesit, të cilët kanë të paktën një punonjës, për të cilin sistemi identifikon se “Emri i Kategorisë së Profesioneve” nuk është më i vlefshëm sipas listës së re, nuk do të mund të dorëzojnë listëpagesën pa ndryshuar/përditësuar këtë kategori.

Sistemi automatikisht do të shfaqë një mesazh paralajmërues, përmes të cilit tatimpaguesit do të informohen rreth detajeve të punonjësit, për të cilin do të duhet të bëhet përditësimi manual.

Më pas tatimpaguesi duhet të klikojë në fushën e kategorisë dhe të përzgjedhë profesionin apo fuksionin që i përshtatet sipas rastit konkret.

DPT, u bën thirrje subjekteve të verifikonjë dhe të përditësojnë ndryshimet e mësipërme në listëpagesat tuaja, duke filluar që nga data 1 Korrik 2018, për të bërë të mundur deklarimin e tyre brenda afatit për të shmangur çdo penalitet për dorëzim të vonuar.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Al-Khelaifi ndodhet në Milano për një mision të veçantë
Previous article Më të dashuruar se kurrë! Ja çfarë bëjnë Ami dhe Ermali në një ditë me shi: Ne të dy... (FOTO)

g.autor

Postime të ngjashme

DIVA 2025/ Mbi 2 mijë prindër pritet të përfitojnë kompensim për arsimin e fëmijëve Ekonomi

DIVA 2025/ Mbi 2 mijë prindër pritet të përfitojnë kompensim për arsimin e fëmijëve

BORDI I TRANSPARENCËS NDRYSHON ÇMIMET/ Sa do të kushtojnë nafta e benzina në treg Ekonomi

BORDI I TRANSPARENCËS NDRYSHON ÇMIMET/ Sa do të kushtojnë nafta e benzina në treg

STUDIMI/ Shqipëria e dyta më e shtrenjta në Ballkan për qiratë ditore Ekonomi

STUDIMI/ Shqipëria e dyta më e shtrenjta në Ballkan për qiratë ditore

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT