• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 9 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

9 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Arkitekture
  • Art
  • Kinematografi
  • Muzikë
  • Trashegimi
Ndryshimet në ligjin për artin, Ministria e Kulturës: Nuk cënojmë pavarësinë (FOTO)
Home
Kulturë

Ndryshimet në ligjin për artin, Ministria e Kulturës: Nuk cënojmë pavarësinë (FOTO)

8 February, 2018 luljetaautor Kulturë

ALMA MILE/ “Nuk do të ndryshojmë varësinë institucionale, ofrojmë lehtësira”, kështu përgjigjet Ministria e Kulturës në lidhje me kontestimet e kineastëve shqiptarë për ndryshimet mbi Ligjin për Artin dhe Kulturën.

Ditën e martë, 6 shoqatat e kineastëve shqiptarë zhvilluan një takim urgjent mbi projektligjin në fjalë, që fuste nën ombrellën e Ministrisë së Kulturës, Qendrën Kombëtare të Kinematografisë dhe disa institucione të tjera. Kineastët kanë nënshkruar një peticion dhe përmes një deklarate të përbashkët janë shprehur tërësisht kundër këtyre ndryshimeve. Ndërkaq, nga ana e Ministrisë së Kulturës mësohet se këto ndryshime vijnë për mirë.

“Projektligji nuk synon ndryshimin e varësisë institucionale, të institucioneve qendrore të artit dhe kulturës, por parashikon lehtë- sira/thjeshtëzim në procedurat ligjore për realizimin e veprimtarive artistike kulturore që kryhen me Ligjin e Artit dhe Kulturës. Pra, Qendra Kombëtare Kinematografike, Arkivi Qendror i Filmit dhe Biblioteka Kombëtare do të përfitojnë, duke qenë edhe pjesë e varë- sisë nga Ministria e Kulturës, pasi me projektligjin e ri Për Artin dhe Kulturën u lehtësohen procedurat e projekteve, lehtësohen procedura tenderimi… etj., çka nënkupton funksionim të dyfishtë.

Do të punojnë edhe me Ligjin e Kinematografisë, kur flitet për QKK-në, edhe me Ligjin për Artin”, sqarojnë specialistë pranë Ministrisë së Kulturës. Edhe pse premtohen lehtësira në punën e institucioneve që “bien” në varësi tanimë, duket sikur funksionimi me disa ligje do t’ua komplikojë edhe më shumë jetën atyre.

NJOFTIMI

Përballë irritimit, të paktën të kineastëve, Ministria e Kulturës shprehet se bëhet fjalë për një projektligj, i cili është në fazën e diskutimit. “Nëse Qendra Kombëtare e Kinematografisë, Biblioteka Kombëtare, etj., nuk janë dakord, do t’i mirëpresim si institucion”, shprehen burime pranë Ministrisë së Kulturës. Ndërkaq mësohet se projektligji është publikuar në faqen on line të MK, që prej datës 15 janar dhe është shpërndarë në rreth 500 adresa e-mailesh te grupet e interesit.

Por nga ana e MK pretendohet se askush nuk është përgjigjur… as për sugjerime, as për vërejtje. Peticioni i kineastëve nuk ka ardhur në Ministri dhe gjithçka është bërë e njohur përmes mediave. E megjithatë, mësohet se javën tjetër do të zhvillohet një tryezë me të gjitha grupet e interesit për të diskutuar rreth ndryshimeve në Ligjin për Artin dhe Kulturën. Sa i takon çështjes së financimit në masën prej 50% nga ana e QKK-së së Akademisë Filmike “Marubi”, thuhet se është një propozim i Ministrisë së Arsimit dhe ndërkaq pritet qëndrimi i Qendrës Kombëtare të Kinematografisë.

REAGIMET

Pas qarkullimit të lajmit se në faqen e Ministrisë së Kulturës është publikuar një projektligj që parashikon marrjen nën varësi të QKKsë, ditën e martë, u zhvillua një takim i anëtarëve të 6 shoqatave kinematografike për të diskutuar lidhur me projektligjin “Për disa ndryshime në ligjin nr. 10 352, datë 18.11.2010, “Për artin dhe kulturën”, si dhe projektvendimin e Këshillit të Ministrave “Për riorganizimin e shkollës së lartë jopublike ‘Marubi’…”. Pasi ngritën një grup pune, kineastët dolën në një deklaratë të përbashkët, në të cilën thuhej se me ndryshimet që parashikohen në këtë projektligj “bëhen hapa mbrapa dhe preket themeli i mekanizmit të funksionimit të kinematografisë shqiptare”. “Kineastët shqiptarë kundërshtojnë në themel iniciativat e ndërmarra, pasi konstatojnë asgjësimin e parimeve bazë, mbi të cilat funksionon kinematografia shqiptare. Projektvendime të tilla minojnë skemën bazë, me të cilën funksionon konkurrimi i lirë dhe përzgjedhja e projekteve – format i miratuar gjerësisht nga kineastët, i cili gëzon mbështetjen e tyre më të gjerë. Komuniteti i kineastëve shqiptarë shpreh indinjatën legjitime për tentativat e vazhdueshme për të tjetërsuar formën juridike dhe buxhetin e QKK-së, në favor të interesave dhe të individëve të caktuar”, thuhet në deklaratë. Ndërsa sot, po në sallën “Bllack Box” të Universitetit të Arteve, pritet të zhvillohet takimi i SASE, Sindikata e Artistëve të Skenës dhe Ekranit, ku do të diskutohet për problemet e Ligjit të ri “Për Artin dhe Kulturën”, godinën aktuale të Teatrit Kombëtar, godinën “Turbina”, dhe çështje të situatës së përgjithshme të artit teatror.

 

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article E PADËGJUAR/ Gjyqtarja JEP vendimin për QYTETAREN: Ka nisur të PUNOJË QË 5 VJEÇE
Previous article Kur mami të nxjerr 'sekretin': Xheraldina zbulon me kë po flirton Ledri Vula (FOTO)

luljetaautor

Postime të ngjashme

“DIAMANTI”/ Alfred Peza vjen me romanin e ri: Ambicie, lavdi dhe një botë përtej politikës Kulturë

“DIAMANTI”/ Alfred Peza vjen me romanin e ri: Ambicie, lavdi dhe një botë përtej politikës

"SONTE DO TË DARKOJMË NË SHTRAT"/ Shfaqet në Teatrin "Zihni Sako" Kulturë

"SONTE DO TË DARKOJMË NË SHTRAT"/ Shfaqet në Teatrin "Zihni Sako"

PROFILI/ U shua në moshën 84-vjeçare, kush ishte Birçe Hasko, aktori që luajti në mbi 30 filma Kulturë

PROFILI/ U shua në moshën 84-vjeçare, kush ishte Birçe Hasko, aktori që luajti në mbi 30 filma

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT