• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 17 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

17 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
NDRYSHIMET NË KODIN PENAL/ Sa vite burg rrezikoni nëse thyeni karantinën apo nuk zbatoni urdhrat ndaj COVID-19
Home
Sociale

NDRYSHIMET NË KODIN PENAL/ Sa vite burg rrezikoni nëse thyeni karantinën apo nuk zbatoni urdhrat ndaj COVID-19

9 April, 2020 Delo.autor Aktualitet, Sociale

Drafti i propozimeve për ndryshime në Kodin Penal në lidhje me ndëshkimet për personat që thyejnë rregullat dhe urdhrat e vendosura gjatë situatës së pandemisë COVID-19, është zbardhur sot nga Report tv.

Kush nuk i bindet rregullave të reja të nxjerra gjatë gjendjes së fatkeqësisë natyrore, dënohet me gjobë ose me burgim deri në gjashtë muaj. Nëse shkelja përsëritet, shkon nga 30 ditë deri në 1 vit burg. Por nëse nga thyerja e rregullave rrezikohet jeta ose shkaktohet vdekja e një personi tjetër, dënimi është me 1 deri në 5 vjet. Një shembull konkret është: Nëse një lokal që nuk respekton rregullin dhe qëndron hapur, siç ndodhi në qytetin e Elbasanit, nuk vendoset masë administrative me gjobë, por me burgim, pasi prej aty u infektua pronari dhe janë marrë tamponët e rreth 45 personave që kanë pasur kontakt me të pasi kanë hyrë në lokalin e hapur në paligjshmëri.

Ndërkohë, kush shkel rregullat e karantinimit dënohet jo më vetëm me gjobë 700 mijë lekë siç ishte në aktin normativ, por me burg deri në 10 vjet.

Nëse thyrja e karantinimit shkakton pasoja të rënda për shëndetin ose jetën e njerëzve dënohet me burg nga 3 deri në 10 vjet. Thënë më thjesht, nëse personi që thyen karantinën është i infektuar dhe ia transmeton atë dikujt tjetër, rrezikon burgin në 10 vjet.

Por nëse nga kjo shkelje, shkohet në vdekjen e personit tjetër, dënimi është me burg nga 5 deri në 15 vjet. Pra, nëse hetimi epidemiologjik zbulon që personi i infektuar me koronavirus që ka humbur jetën (hipotetikisht), ka pasur kontakt me personin që ka thyer karantinën, ku i fundit rrezikon burgun deri në 15 vite.

Këto janë propozimet e deputetes Edlira Bode, që pritet të miratohen në Kuvend në seancën e 16 prillit. Ndryshimet në Kodin Penal i paralajmëroi kryeministri Edi Rama në një komunikim publik mbrëmë. /shqiptarja.com

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article KORONAVIRUSI/ "Cekja i Beratit" në karantinë: U çamë me ashure, mbeta duke u zënë me gruan në shtëpi
Previous article LAJM I MIRË/ Shërohen 3 persona të prekur me COVID-19 në Lezhë, mes tyre kryeinfermierja e sanitarja

Delo.autor

Postime të ngjashme

U MBYT NË LIQENIN E ULZËS DY DITË MË PARË/ Nxirret nga uji trupi i 37-vjeçarit Aktualitet

U MBYT NË LIQENIN E ULZËS DY DITË MË PARË/ Nxirret nga uji trupi i 37-vjeçarit

HETIME PËR FALSIFIKIM DOKUMENTASH NË KADASTRËN E DIBRËS/ Prokuroria lëshon 14 masa sigurie, përfshirë dhe ish-kandidati i PS Aktualitet

HETIME PËR FALSIFIKIM DOKUMENTASH NË KADASTRËN E DIBRËS/ Prokuroria lëshon 14 masa sigurie, përfshirë dhe ish-kandidati i PS

FOTOLAJM/ Flamingot ‘vijnë’ në protestë, paradë para kryeministrisë Aktualitet

FOTOLAJM/ Flamingot ‘vijnë’ në protestë, paradë para kryeministrisë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT