• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 23 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

23 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
NDRYSHIMET NË KABINETIN QEVERITAR/ Pritet sot dekreti i Begajt. Kuvendi mblidhet pasdite në seancë të posaçme
Home
Politikë

NDRYSHIMET NË KABINETIN QEVERITAR/ Pritet sot dekreti i Begajt. Kuvendi mblidhet pasdite në seancë të posaçme

29 July, 2024 s.autor Breaking News, Politikë

Një ditë pasi kryeministri Edi Rama njoftoi ndryshimet në qeveri, ku disa ministra u zëvendësuan, ditën e sotme pritet dekreti nga presidenti Bajram Begaj.

Pak pas mbylljes dje të Kongresit Zgjedhor të PS-së ku u zgjodh dhe Asambleja e re e kësaj partie, kryeministri Edi Rama u paraqit në Presidencë për t’i paraqitur propozimet personalisht kreut të shtetit Bajram Begaj.
Sakaq, këto ndryshime në kabinetin qeveritar pritet që të miratohen sot me dekret, ndërsa pasdite është parashikuar që të mblidhet Kuvendi në një seancë të jashtëzakonshme. Seanca në fjalë thuhet se do të mbahet në orën 18:00.

Pak para seancës në fjalë, kryeministri Edi Rama do të mbledhë sot Kryesinë e PS-së, ku kryefjalë e diskutimit padyshim janë këto ndryshime të njoftuara dje në Kongres. Në seancën plenare pritet të votohen nga deputetët emrat e ministrave të rinj të kabinetit Rama. Kujtojmë se sesioni parlamentar u mbyll të premten, ndërsa në mënyrë krejt të papritur Lindita Nikolla dha dorëheqje nga posti i kryeparlamentares. Ajo deklaroi se vendimi ishte për arsye personale, ndërsa në vend të saj Rama propozoi Elisa Spiropalin

Propozimet për ndryshimet në Qeveri

Ervin Hoxha emërohet ministër i Brendshëm (Largohet Taulant Balla)
Petrit Malaj emërohet ministër i Financave (Largohet Ervin Mete)
Pirro Vengu emërohet ministër i Mbrojtjes (Largohet Niko Peleshi)
Taulant Balla emërohet ministër i Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin (Largohet Elisa Spiropali, e cila zëvendëson Lindita Nikollën si kryetare e Parlamentit)

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article DOSSIER/ Historia e panjohur e filmit “Dueli i heshtur” dhe dokumentet sekrete: Të tre marinarët, s’donin...
Previous article MES AKUZAVE PËR MASHTRIM/ Presidenti i Venezuelës, Maduro fiton mandatin e tretë

s.autor

Postime të ngjashme

"S'KA KTHIM PAS"/ Vazhdon marshimi në rrugët e Tiranës, ‘lumë’ protestuesish në kryeqytet: Rama jep dorëheqjen Aktualitet

"S'KA KTHIM PAS"/ Vazhdon marshimi në rrugët e Tiranës, ‘lumë’ protestuesish në kryeqytet: Rama jep dorëheqjen

"KY ËSHTË FUNDI JUAJ"/ Studentët: Nuk kërkojmë privilegje, por të drejtat tona! Poshtë sistemi, burg Edi Ramës Aktualitet

"KY ËSHTË FUNDI JUAJ"/ Studentët: Nuk kërkojmë privilegje, por të drejtat tona! Poshtë sistemi, burg Edi Ramës

FOTOLAJM/ Ish-deputeti i PD Ervin Salianji i bashkohet protestës së qytetarëve te kryeministria Politikë

FOTOLAJM/ Ish-deputeti i PD Ervin Salianji i bashkohet protestës së qytetarëve te kryeministria

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT