• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
NDRYSHIMET NË KABINET/ Rama mbledh qeverinë! Balluku, Vengu e Spiropali e bojkotojnë pas shkarkimit
Home
Politikë

NDRYSHIMET NË KABINET/ Rama mbledh qeverinë! Balluku, Vengu e Spiropali e bojkotojnë pas shkarkimit

27 February, 2026 s.autor Politikë

Kryeministri Edi Rama mblodhi qeverinë një ditë pas ndryshimeve surprizë të cilat i njoftoi në mbledhjen maratonë të grupit parlamentar socialist. Mbledhja e qeverisë ishte parashikuar të zhvillohej dje, por u zhvendos për sot për shkak të mbledhjes së grupit të PS, në të cilën kryesocialisti Edi Rama bëri me dije shkarkimin e Belinda Ballukut nga posti i zv.kryeministres dhe ministres së Infrastrukturës, pasi edhe Gjykata Kushtetuese la në fuqi pezullimin e saj.

Tashmë e shkarkuar, Balluku nuk iu bashkua mbledhjes së qeverisë, bashkë me dy ministrat e tjerë që Rama i largoi nga kabineti i tij, Pirro Vengun si ministër të Mbrojtjes dhe Elisa Spiropalin si ministre e Jashtme.

Numrin 2 të qeverisë, kryeministri Rama ia ka besuar Albana Koçiut, e cila vendin në ministrinë e Brendshme ia lë Besfort Lamallarit, që dikur ka qenë zv.ministër i Brendshëm dhe tashmë largohet nga drejtimi i dikasterit të Drejtësisë. Ky post i është besuar Toni Gogut, pozicionin e të cilit do ta zërë deputetja e Vlorës, Eriona Ismaili si Ministre e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin.

Në Ministrinë e Jashtme, Edi Rama sjell një diplomat karriere si Ferit Hoxha, ish-ambasador i Shqipërisë në BE dhe OBK. Në Ministrinë e Mbrojtjes do të emërohet Ermal Nufi, deri sot zëvendës sekretar i Përgjithshëm i Kryeministrisë. Nga viti 2021 Nufi ka mbajtur pozicionin e këshilltarit ligjor të ministrit të Infrastrukturës dhe Energjisë, si dhe ka shërbyer në pozicione të ndryshme brenda administratës publike shqiptare. Portofolin e Energjisë dhe Infrastrukturës, një nga ministritë më të rëndësishme, ia besoi Enea Karakaçit, dikur vartësi i Ballukut, pasi drejtonte OSHEE-në.

‘Furtuna’ Balluku nuk kaloi pa pasoja. Ramës iu desh të riformatonte qeverinë pa bërë ende 6 muaj nga nisja e mandatit të ri, me 4 hyrje të reja jashtë kabinetit qeverisës.

Tashmë kryeministri Edi Rama do t’i propozojë Presidentit Bajram Begaj shkarkimin e ministrave aktualë dhe emërimin e 7 ndryshimeve të reja. Pasi Begaj të dekretojë shkarkimin dhe emërimin e emrave të rinj të qeverisë Rama, ndryshimet paraqiten për votëbesim në Kuvend (ku duhen 71 vota) dhe më pas ministrat e rinj betohen te Presidenti Begaj për të marrë detyrën.

7 ndryshimet në Qeveri
Albana Koçiu zv.kryeministre – zëvendëson Belinda Ballukun
Enea Karakaçi ministër i Infrastrukturës dhe Energjitikës – zëvendëson Belinda Ballukun
Besfort Lamallari ministër i Brendshëm – zëvendëson Albana Koçiun
Toni Gogu ministër Drejtësie – zëvendëson Besfort Lamallarin
Ferit Hoxha ministër i Jashtëm – zëvendëson Elisa Spiropalin
Ermal Nufi ministër i Mbrojtjes – ikën Pirro Vengu
Eriona Ismaili ministër për Marrëdhëniet me Parlamentin – zëvendëson Toni Gogun

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article DETAJET E PARA/ SPAK sekuestron dosjen e tenderit me vlerë 400 mln euro të Porto Romanos
Previous article PUBLIKOHET FOTO/ U godit me thikë gjatë një sherri nga një shtetas grek, ky është 17-vjeçari shqiptar që humbi jetën në Greqi

s.autor

Postime të ngjashme

SAMITI BE-BALLKANI PERËNDIMOR NË MALIN E ZI/ Rama: E shmanga prej vitesh Tivatin, nuk doja të shihja 'Porto Montenegro', mundësinë që humbi Shqipëria Breaking News

SAMITI BE-BALLKANI PERËNDIMOR NË MALIN E ZI/ Rama: E shmanga prej vitesh Tivatin, nuk doja të shihja 'Porto Montenegro', mundësinë që humbi Shqipëria

LIQENI I SHKODRËS NE UNESCO/ Rama: Dëshmi se Shqipëria nuk abuzon me mjedisin! Projekti në Zvërnec do të bëhet Breaking News

LIQENI I SHKODRËS NE UNESCO/ Rama: Dëshmi se Shqipëria nuk abuzon me mjedisin! Projekti në Zvërnec do të bëhet

"HISTERI DIGJITALE..."/ Rama reagim për mediat ndërkombëtare, nxjerr videon me dron Politikë

"HISTERI DIGJITALE..."/ Rama reagim për mediat ndërkombëtare, nxjerr videon me dron

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT