• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Biznes
  • GoodNews
  • Movers
  • Portret
NDRYSHIMET NË DEKLARIMIN E TATIMEVE/ Ekspertët: Brenda 16 korrikut të gjitha bizneset do të…
Home
Ekonomi
Portret

NDRYSHIMET NË DEKLARIMIN E TATIMEVE/ Ekspertët: Brenda 16 korrikut të gjitha bizneset do të…

2 July, 2018 g.autor Biznes, Ekonomi, GoodNews, Movers, Portret

Brenda 16 korrikut, mbi 11 mijë biznese të vogla duhet të deklarojnë për herë të parë Tatimin mbi Vlerën e Shtuar për periudhën prill-qershor 2018.

Eksperti kontabël Bujar Bendo shpjegon se procesi i deklarimit kalon në tre hapa, duke filluar nga plotësimi i librave të blerjes e atyre të shitjeve dhe në fund tek deklarata finale e TVSH-së.

 Në librin e blerjeve, bizneset duhet të regjistrojnë çdo faturë për mallrat që blejnë, por edhe shërbimet e tjera të domosdoshme për ushtrimin e aktivitetit.

“Në një faturë blerjeje janë të shënuara numri i serisë së faturës, data, emri i shitësit, rrethi dhe vlera totale e TVSH-së. Subjekti është i detyruar që çdo blerje malli, energjie, uji apo interneti do t’i hedhë në këtë libër dhe në fund del shuma totale e blerjeve”, shpjegon Bendo.

I njëjti parim ndiqet edhe për librin e shitjeve, ku bizneset duhet të regjistrojnë çdo shitje që bëjnë me faturë tek bizneset e tjera. Ndërsa për shitjet tek konsumatorët që regjistrohen në kasë procedura është më e thjeshtë: “Kemi rastet e shitjeve të subjekteve që ne përpilojmë faturë dhe në këtë rast do të vihet numri i faturës dhe numri serial i bllokut të TVSH-së, emri, NIPT-i dhe rrethi ku e kemi shitur, vlera me TVSH, vlera pa TVSH dhe vlera totale. Për të gjitha shitjet e tjera, nuk është nevoja të deklarojë çdo ditë shitjen e kasës”.

Librat e blerjeve dhe shitjeve duhet të dorëzohen brenda datës 10 korrik elektronikisht në faqen zyrtare të tatimeve. Pas dorëzimit të tyre, biznesi plotëson deklarimin e TVSH-së.

“Të gjitha shitjet, ato me faturë dhe me kasë, do të deklarohen këtu. Vlera neto dhe TVSH-ja për t’u paguar. Në rubrikën e blerjeve vendoset vlera neto dhe TVSH-ja e mbledhur. Diferenca midis TVSH-së në shitje të muajit dhe TVSH-së në blerje do të jetë diferencë për pagesë e plotësuar në deklaratë dhe gjeneron urdhër-pagesë për subjektin”, thotë Bendo.

Sipas të dhënave zyrtare nga tatimet, deri në datën 16 korrik mbi 11 mijë biznese të vogla do të deklarojnë TVSH-në për herë të parë për periudhën prill-qershor 2018, sipas vendimit të qeverisë që e uli xhiron e hyrjes në TVSH nga 5 milionë lekë në 2 milionë lekë në vit.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Tashmë është zyrtare, mbrojtësi i talentuar i PSG kalon në Spanjë tek...
Previous article Ndodh edhe kështu! 41-vjeçari me dy gra martohet fshehurazi me vajzën 11-vjeçe

g.autor

Postime të ngjashme

DIVA 2025/ Mbi 2 mijë prindër pritet të përfitojnë kompensim për arsimin e fëmijëve Ekonomi

DIVA 2025/ Mbi 2 mijë prindër pritet të përfitojnë kompensim për arsimin e fëmijëve

BORDI I TRANSPARENCËS NDRYSHON ÇMIMET/ Sa do të kushtojnë nafta e benzina në treg Ekonomi

BORDI I TRANSPARENCËS NDRYSHON ÇMIMET/ Sa do të kushtojnë nafta e benzina në treg

STUDIMI/ Shqipëria e dyta më e shtrenjta në Ballkan për qiratë ditore Ekonomi

STUDIMI/ Shqipëria e dyta më e shtrenjta në Ballkan për qiratë ditore

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT