• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 3 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

3 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
NDRYSHIMET NË BE/ Austri pret të udhëheqë PRESIDENCËN europiane. Nga nesër do të…
Home
Europë

NDRYSHIMET NË BE/ Austri pret të udhëheqë PRESIDENCËN europiane. Nga nesër do të…

30 June, 2018 g.autor Europë, Nderkombetare

Nga nesër presidencën e radhës së Bashkimit Evropian e merr Austria, e cila do ta udhëheq këtë institucion për gjashtë muaj.

Menaxhimi i çështjes migratore, që ishte objekt i një marrëveshje të brishtë në samitin e zhvilluar në Bruksel, do të jetë puna prioritare e presidencës së radhës të Bashkimit Evropian.

Austria për presidencën e saj të tretë të BE-së ka zgjedhur moton “Një Evropë që mbron”, duke iu bashkuar shqetësimeve të shumicës së vendeve anëtare.

Kancelari austriak, Sebastian Kurz dekalroi sot se qeveria e tij do të përdorë presidencën e BE-së për ta bërë bllokun më të sigurt, duke shtuar se vendi i tij kërkon të jetë një ndërtues urash në BE dhe të reduktojnë tensionet brenda Evropës.

Gjatë një fjalimi në samitin që është duke u mbajtur në qytetin e Shladming, për të shënuar momentin ku vendi i tij merr presidencën e radhës më 1 korrik, Kurz deklaroi se qeveria e tij, gjatë periudhës gjashtëmujore, do të promovojë “Një Evropë që mbron”.

Kjo presidencë do t’i mundësojë qeverisë austriake, të përbërë nga një kolaicion që përfshin ekstremin e djathtë FPO, mundësinë për të përcaktuar axhendën e saj ndërkohë që blloku po përballet me probleme në lidhje me fluksin e emigrantëve dhe menaxhimin e kufijëve të brendshëm dhe të jashtëm.

Ndryshe, Austria, për shkak të pozicionit qendror në Evropë dhe historisë së saj, mbështet një integrim më të lartë në BE të fqinjëve të saj të Ballkanit Perëndimor dhe e paraqet si një prej prioriteteve të presidencës së saj të BE-së.

Ajo insiston mbi rëndësinë e stabilitetit të fqinjëve të saj dhe mbështet idenë e një paraaderimi të Ballkanit Perëndimor dhe të Evropës Juglindore në BE.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Xhemi Shehu tregon edhe një herë se është një nga femrat më SEKSI të ekranit! Shikoni se çfarë bën... (FOTO)
Previous article RAPORTI PËR PUNËN/ Shqipëria vendi i PESTË për punën e PAPAGUAR. Meshkujt më "DEMBELË" se...

g.autor

Postime të ngjashme

ALARM I NATO/ Rutte: Rusia, një kërcënim afatgjatë edhe pas luftës Botë

ALARM I NATO/ Rutte: Rusia, një kërcënim afatgjatë edhe pas luftës

SFIDË PËR ZELENSKYN? Raportet e fundit: Ish-komandanti i përgjithshëm i Ukrainës do të kandidojë për president Botë

SFIDË PËR ZELENSKYN? Raportet e fundit: Ish-komandanti i përgjithshëm i Ukrainës do të kandidojë për president

ÇFARË PO NDODH NË LINDJEN E MESME? Paralajmërimi i ministrit të Jashtëm iranian: Do të ketë përgjigje të menjëhershme ndaj çdo kërcënimi Botë

ÇFARË PO NDODH NË LINDJEN E MESME? Paralajmërimi i ministrit të Jashtëm iranian: Do të ketë përgjigje të menjëhershme ndaj çdo kërcënimi

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT