• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 10 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

10 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Biznes
  • GoodNews
  • Movers
  • Portret
NDRYSHIMET FISKALE 2024/ Eksperti: Të majtët po i japin privilegje kapitalit, taksojnë punëtorët
Home
Ekonomi

NDRYSHIMET FISKALE 2024/ Eksperti: Të majtët po i japin privilegje kapitalit, taksojnë punëtorët

24 October, 2023 s.autor Ekonomi

Nga tatimi i profesioneve të lira te taksimi i të ardhurave nga rrjetet sociale dhe dhënia me qira e apartamenteve te sigurimi i detyrueshëm nga tërmetet.

Janë këto disa nga ndryshimet fiskale që pritet të hyjnë në fuqi nga 1 janari i vitit të ardhshëm, bashkë me rikthimin e basteve sportive dhe rritjen e akcizës për duhanin.

“Po rëndohet taksa mbi punën. Po bëhet më pak i interesuar ai që po punon, në një kohë që po i jepen privilegje kapitalit. të gjithë e dimë që kazinotë nuk sjellin punësim. Ndaj sistemi ka nevojë për ndryshime ku në qendër të jetë taksimi i barabartë.”

Zef Preçi, ekspert për ekonominë

Po për ekspertin e ekonomisë Zef Preçi, zbatimi i këtyre nismave bëhet gati i pamundur për shkak të probleme me administratën tatimore.

“Mendoj se jemi shumë larg mundësisë për t’i zbatuar. Historia e Call Center tregoi se administrata nuk është e përgatitur të identifikojë evazionin apo veprimtari të tjera kriminale.”

Zef Preçi, ekspert për ekonominë

Ndërkohë nga viti i ardhshëm pritet të ketë rishikime edhe në drejtim të taksimit të lehtësuar me vetëm 6 për qind për disa fusha të ekonomisë. Këtu përfshihen strukturat akomoduese, restorantet, agroturizmi, mjetet e transportit publik dhe infrastruktura sportive.

“Dhe vetë qeveria e ka pranuar se këto lehtësi nuk janë kthyer mbrapsht në asnjë formë ndaj ato kanë nevojë që të rishikohen në tërësinë e  tyre.”

Zef Preçi, ekspert për ekonominë

Ministria e Financave dhe Ekonomisë është duke hartuar projektbuxhetin edhe paketën fiskale që shoqëron atë për vitin e ardhshëm, ku pritet të përfshihen këto ndryshime.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "MOS MA PËRDORNI KUNDËR"/ Olta Gixhari tregon problemin që po e shqetëson së fundmi
Previous article "PARTIZANI"/ Ndërpritet seanca për Berishën, avokatët që shkuan në vend të tij në gjykatë kërkojnë kohë

s.autor

Postime të ngjashme

DIVA 2025/ Mbi 2 mijë prindër pritet të përfitojnë kompensim për arsimin e fëmijëve Ekonomi

DIVA 2025/ Mbi 2 mijë prindër pritet të përfitojnë kompensim për arsimin e fëmijëve

BORDI I TRANSPARENCËS NDRYSHON ÇMIMET/ Sa do të kushtojnë nafta e benzina në treg Ekonomi

BORDI I TRANSPARENCËS NDRYSHON ÇMIMET/ Sa do të kushtojnë nafta e benzina në treg

STUDIMI/ Shqipëria e dyta më e shtrenjta në Ballkan për qiratë ditore Ekonomi

STUDIMI/ Shqipëria e dyta më e shtrenjta në Ballkan për qiratë ditore

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT