• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 24 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

24 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
NDRYSHIMET E KODIT RRUGOR/ Ja sa lekë gjobitesh nëse kapesh me telefon dhe ja si hiqen pikët nga patenta
Home
Aktualitet
Kronikë

NDRYSHIMET E KODIT RRUGOR/ Ja sa lekë gjobitesh nëse kapesh me telefon dhe ja si hiqen pikët nga patenta

10 May, 2021 s.autor Aktualitet, Kronikë

Parlamenti miratoi ndryshimet e bëra në Kodin Rrugor nëpërmjet të cilit ashpërsohen masat për drejtuesit e mjeteve që përdorin celularin në timon, alkool, ose kanë kryer shkelje të përsëritura.

“Nga analizat tona, një përqindje e madhe vjen nga përdorimi i këtyre aparateve, barazohet sanksioni me atë që ekziston për rripin dhe shpresojmë të na japë rezultate.

Kemi edhe një ndryshim interesant sipas meje, ai kundër sjelljes agresive në rrugë”, thotë zëvendësministri i Brendshëm, Julian Hodaj për A2.

Në ndryshimet e kodit rrugor janë sanksionuar dhe pikët e patentës.

“Në rast të mbarimit të tyre çdo person do të duhet të kryejë kursin e autoshkollës nga e para. Sot, detyrohet ai që ka mbaruar pikët të futet në një kurs të plotë të marrjes së patentës. Ka një disiplinim për përdorimin e alkoolit, me një përshkallëzim më të saktë”, vijon zëvendësministri i Brendshëm.

Hodaj tha se aksidentet kushtojnë më tepër jetë sesa ngjarjet kriminale.

“Në uljen e vdekshmërisë në rrugë ndikojnë shumë faktorë, i pari legjislacioni. Po të shihni grafikët, do të shihni se ka ulje në vitet 2015-16 aty ku u ashpërsohen masat për rripin e sigurimit. Jemi aty ku duhet? Ende jo, prandaj kemi futur edhe këto elemente”, vijoi Hodaj.

Tashmë dhe kolaudimi i automjeteve nuk do të bëhet i përvitshëm. Me ndryshimet e reja parashikohet që mjetet e përdorura të kryejnë kontrollin teknik një herë në çdo dy vite, ndërsa në afat më të gjatë për mjetet e reja.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article SHKËLQEN QË NË SEZONIN E PARË/ Uzuni nominohet për “lojtarin e vitit” në Hungari
Previous article ME KUFJE NË VESH DHE DUKE LUAJTUR NË PIANO/ Klea Huta publikon VIDEON dhe FOTON e veçantë të djalit që po ndjek hapat e tyre

s.autor

Postime të ngjashme

NDIHMOI AGASIN NË ARRATI DHE I DHA INFORMACION/ Sot masa për ish-kreun e SHISH! Para GJKKO edhe 2 të tjerët Aktualitet

NDIHMOI AGASIN NË ARRATI DHE I DHA INFORMACION/ Sot masa për ish-kreun e SHISH! Para GJKKO edhe 2 të tjerët

E RËNDË/ Sherr me thika në një lokal në Tiranë, plagoset 49-vjeçari, ndërron jetë në spital! Arrestohet autori (EMRAT) Aktualitet

E RËNDË/ Sherr me thika në një lokal në Tiranë, plagoset 49-vjeçari, ndërron jetë në spital! Arrestohet autori (EMRAT)

ARRESTIMI I SHPËTIM ALIUT NË RUSI/ Policia ndan detajet e operacionit, do ekstradohet! Prangoset në Itali edhe i kërkuari për trafikim klandestinësh drejt BE Aktualitet

ARRESTIMI I SHPËTIM ALIUT NË RUSI/ Policia ndan detajet e operacionit, do ekstradohet! Prangoset në Itali edhe i kërkuari për trafikim klandestinësh drejt BE

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT