• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 19 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

19 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
Ndryshime të shpejta në SPD, Andrea Nahles pritet të marrë drejtimin e partisë
Home
Europë

Ndryshime të shpejta në SPD, Andrea Nahles pritet të marrë drejtimin e partisë

12 February, 2018 Ina.Autor Europë, Nderkombetare

Në SPD do të bëhen ndryshime më shpejt se sa është menduar. Të marten Andrea Nahles mund të marrë drejtimin e partisë.

SPD Parteitag in Berlin – Martin Schulz und Andrea Nahles (picture alliance/dpa/K. Nietfeld)
Duket se kerët e partisë SPD kanë vendosur që tani që Martin Schulz të zëvendësohet sa më parë, ndoshta nga Andrea Nahles. Të martën do të mbahet një takim i kreut të partisë ku do të vendoset për “hapat e mëtejshëm që duhet të ndërmerren”. Burimet e ARD bëjnë të ditur se Andrea Nahles do të marrë drejtimin e përkohshëm të partisë. “Të martën do të mbahet takimi i kryesisë ku do të bisedohet për të ardhmen”, tha sekretari i SPD, Lars Klingbeil. ARD njofton se Schulz nuk do të luajë ndonjë rol të rëndësishëm as në deklarimin e ardhshëm të SPD për koalicion, gjatë javës së ardhshme.

Ndryshimet e shpejta në krye të partisë SPD, nga Schulz tek Nahles, kanë shkaktuar habi tek disa nga udhëheqësit e partisë. Nga krahu i majtë i SPD kërkohet tani që anëtarët e SPD të vendosin për pasardhësin e kryetarit Schulz. Një zgidhje të këtillë ka mbështetur edhe ministrja e Familjes, Katarina Barley. Deputetja Hilde Mattheis thotë për gazetën “Tagesspiegel am Sonntag”, se nuk është e pranueshme që posti i kryetarit të partisë të ndahet sipas dëshirës së disa personave. Zgjidhja e krerëve duhet të ndodhë në një procedurë transparente, thotë Mattheis.

Sekretari i Përgjithshëm Lars Klingbeil ka paralajmëruar krerët e partisë që të ndalojnë menjëherë debatet për poste në parti. “Për postet në krye të partisë do të vendoset pas vendimit të anëtarëve për koalicion”, tha Klingbeil. “Ata që hapin një debat tjetër për postet në parti, para vendimit për koalicion, duhet të llogarisin me karton të kuq”. Edhe zëvendëskryetari i SPD Ralf Stegner ka kërkuar që krerët dhe anëtarët e partisë “të përqëndrohen tek esenca e marrëveshjes për koalicion.”

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Në Londër gjendet një bombë e Luftës së Dytë Botërore. Mbyllet aeroporti
Previous article Wenger: Aubameyang ka ndikuar në vetëbesimin e Lacazette

Ina.Autor

Postime të ngjashme

KHAMENEI ËSHTË LARGUAR NGA IRANI/ Ngrihen dyshime për krizë të brendshme Botë

KHAMENEI ËSHTË LARGUAR NGA IRANI/ Ngrihen dyshime për krizë të brendshme

RUSIA GODET UKRAINËN ME SULME AJRORE/ Një i vdekur dhe shtatë të plagosur në Kiev Botë

RUSIA GODET UKRAINËN ME SULME AJRORE/ Një i vdekur dhe shtatë të plagosur në Kiev

NDËRTIMI I ANIJEVE KOZMIKE/ Pentagoni jep 7.1 mln dollarë për prodhimin e xhamit special Botë

NDËRTIMI I ANIJEVE KOZMIKE/ Pentagoni jep 7.1 mln dollarë për prodhimin e xhamit special

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT