Burime të sigurta nga Zyra e Shtypit të Shtëpisë së Bardhë ka paralajmëruar zëvëndësimin e Sekretarit të Përgjithshëm të qeverisë “Trump” Rex Tillerson me shefin aktual të CIA-s Mike Pompeo.
Ky paralajmërim për mediat ka ardhur si pasojë e disa debateve mes Tillerson dhe Trump lidhur me marrëdhëniet mes ShBA-së dhe Koresë së Veriut. Kjo e fundit ka kërcënuar prej disa ditësh shtetin amerikan se do të vazhdojë me eksperimentet e saj nukleare në hapësirë, pa marrë parasysh pasojat.
Nga një tjetër zyrë shtypi, tashmë nga NewYorkTimes flitet edhe për zëvëndësimin e shefit aktual të CIA-s Mike Pompeo me senatorin republikan Tom Cotton. Por përtej të gjithave raporton NYTimes mbetet akoma për t’u parë vendimi final i Presidentit Trump, i cili po shqyrton situatën aktuale dhe zgjidhjet e mundshme.
/ alpenews