• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 11 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

11 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
NDRYSHIME NË LIGJIN E AKCIZAVE/ Mete: Pullat fiskale i kalojnë shtetit, do sjellë ulje të tarifave
Home
Politikë

NDRYSHIME NË LIGJIN E AKCIZAVE/ Mete: Pullat fiskale i kalojnë shtetit, do sjellë ulje të tarifave

26 July, 2024 s.autor Politikë

Ministri i Financave Ervin Mete tha se nga 31 dhjetori 2024 shërbimet për pullat fiskale do i kalojën shtetit dhe do jetë monopol i tij duke mbyllur shërbimin me koncesionarin. Për këtë, tha Mete, duhen bërë disa ndryshime në ligjin për akcizat.

“Projektligji që paraqitet sot për shqyrtim vjen për një qëllim specifik. Në ligjin e akcizave ka qenë e parashikuar në disa nene koncesionari që ofron shërbimin e pullave fiskale. Duke qenë se ky koncesion përfundon në 31 dhjetor të këtij viti dhe do t’i kalojë shtetit, janë bërë ndryshimet e nevojshme që si koncesionari, si edhe procedurat që lidhen me të, të hiqen nga ky ligj dhe të theksohet që pullat fiskale janë tashmë monopol shtetëror dhe Këshilli i Ministrave do të përcaktojë një person juridik publik të autorizuar për prodhimin dhe shpërndarjen e pullave fiskale, si dhe elementët e sigurisë së tyre, e një sërë nenesh të tjera me të njëjtin qëllim. Në dhjetor të vitit të kaluar pranë Ministrisë së Financave, me urdhër të Ministrit, është ngritur një grup i gjerë pune, përfshirë edhe Avokaturën e Shtetit, për të menaxhuar procesin e daljes. Është përcaktuar një menaxher daljeje dhe një bord për menaxhimin e këtij procesi, i cili përfundon në 31 dhjetor të këtij viti. Nga analiza e akteve ligjore ka lindur e nevojshme të ndryshohet edhe ligji i akcizave për të hequr koncesionarin dhe procedurat e koncesionarit nga ligji”, tha Mete.

Marrja e shërbimit të pullave fiskale nga shteti, për ministrin Mete do të sjellë aplikimin e tarifave më të ulëta për qytetarët dhe bizneset.“Do të jetë Shtypshkronja e Letrave me Vlerë personi juridik publik në pronësi të shtetit, i cili do të realizojë këtë shërbim në të ardhmen, që e ka pasur të drejtën ligjore për ofrimin e shërbimit  përpara se të jepej me koncesion.  Është një proces që kërkon vëmendje të dedikuar dhe proces të posaçëm në mënyrë që të realizohet në cilësinë e duhur, duke respektuar transferimin e nevojshëm të aseteve dhe të njohurive, Synimi ynë është që në momentin që ky shërbim kalon në menaxhim shtetëror të ofrohen tarifa më të ulëta se ato që aplikohen nga koncesionari, çka besojmë do të jetë lehtësi për komunitetin e biznesit”, tha Mete.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article GARA E HIMARËS/ Tavo i pari në fletën e votimit, Gjikuria do të renditet i dyti
Previous article SHERRI PËR PRONAT/ Plagosën njëri-tjetrin me armë pas konfliktit, arrestohen tre kushërinjtë në Thumanë

s.autor

Postime të ngjashme

"S'KE TURP?" Përplasje e ashpër në Kuvend mes Shehajt dhe nënkryetares Klodiana Spahiu Politikë

"S'KE TURP?" Përplasje e ashpër në Kuvend mes Shehajt dhe nënkryetares Klodiana Spahiu

INVESTIMI NË ZVËRNEC/ Ministri i Mjedisit reagon për deklaratën e BE-së, ja çfarë kërkojnë Politikë

INVESTIMI NË ZVËRNEC/ Ministri i Mjedisit reagon për deklaratën e BE-së, ja çfarë kërkojnë

"S'KAM QËNË KURRË NON GRATA"/ Berisha: Kam pasur një sanksion, vetëm vizën. Sot u ktheva Politikë

"S'KAM QËNË KURRË NON GRATA"/ Berisha: Kam pasur një sanksion, vetëm vizën. Sot u ktheva

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT