• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 9 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

9 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
NDRYSHIME NË KODIN RRUGOR/ Masa të ashpra për shoferët e rinj dhe kalimtarët (DETAJET)
Home
Aktualitet
Kronikë

NDRYSHIME NË KODIN RRUGOR/ Masa të ashpra për shoferët e rinj dhe kalimtarët (DETAJET)

24 February, 2020 k.autor Aktualitet, Kronikë

Viti 2020 është cilësuar si “Viti i sigurisë rrugore”, e ndërsa brenda kësaj jave pritet që Ministria e Brendshme dhe Policia e Shtetit të japin në një dalje publike propozimet që do t’i bëjnë Kuvendit për ndryshimet në Kodin Rrugor. Me ndryshimet e reja, pritet që të ashpërsohen edhe masat për shkelësit e rregullave të qarkullimit rrugor. Mësohet se një prej propozimeve që do të bëhet është që drejtuesit e rinj të automjeteve të kenë më shumë penalizim se sa të tjerët.

Propozimi parashikon që ata kanë më pak se 3 vite që kanë marrë patentën, do të ndëshkohen 50 % më shumë për disa nga shkeljet e qarkullimit rrugor, si parakalimet e gabuara, për përdorimin e alkoolit, mosdhënien e përparësisë, e disa shkelje të tjera. Ndërkohë në një sondazh të publikuar në faqen e Policisë Rrugore ku kërkon që qytetarët të japin mendimin e tyre nëse janë dakord apo jo me këtë ndryshim, më shumë se 60% e tyre kanë qenë dakord. Po ashtu, propozime për ashpërsim të masave do të kërkohet edhe drejtuesit e mjeteve që lëvizin duke përdorur celularin. Për këtë shkelje, gjoba varion nga 5 mijë deri në 15 mijë lekë të vjetra, e ndërsa tashmë pritet që në propozimin e policisë, gjoba të shkojë nga 200 deri në 300 mijë lekë të vjetra.

Ndërsa për këmbësorët gjoba ka variuar nga 500 deri në 2 mijë lekë dhe me ndryshimet që pritet t’i bëhet Kodit Rrugor, gjoba do të variojë nga 1 mijë deri në 4 mijë lekë. Vitin e kaluar në të gjithë vendin policia vendosi mbi 502 mijë gjoba, ku 59.200 gjoba janë vendosur vetëm për shoferët që lëviznin me celularë, ndërsa 670 gjoba vetëm për këmbësorët që nuk kalojnë në viza të bardha, apo në mbikalime.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "BESËLIDHJA" E METËS/ 2 marsi, një ditë normale për socialistët. Zhvillojnë... seancë plenare
Previous article GREQIA PRO HAPJES SË NEGOCIATAVE PËR SHQIPËRINË/ Ministri i Jashtëm mesazh për takimin e KE në mars: Dëshira jonë...

k.autor

Postime të ngjashme

GJOBË FERMERËVE? Penalizim deri në 1 milion lekë për këdo që gënjen ose refuzon të plotësojë censin Aktualitet

GJOBË FERMERËVE? Penalizim deri në 1 milion lekë për këdo që gënjen ose refuzon të plotësojë censin

DYSHOHEN PËR PËRFSHIRJE NË ORGANIZIMIN E PROTESTAVE NË TIRANË/ Ndalohen në Qafë Thanë tre zyrtarë nga Maqedonia e Veriut Aktualitet

DYSHOHEN PËR PËRFSHIRJE NË ORGANIZIMIN E PROTESTAVE NË TIRANË/ Ndalohen në Qafë Thanë tre zyrtarë nga Maqedonia e Veriut

U RRËZUA TEKSA KULLOSTE BAGËTITË/ 69-vjeçari transportohet me helikopter në Tiranë Aktualitet

U RRËZUA TEKSA KULLOSTE BAGËTITË/ 69-vjeçari transportohet me helikopter në Tiranë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT