Arti është diçka e cila kuptohet e shijohet jo nga të gjithë. Kjo vërehet nga të apasionarit pas tij dhe nga të tjerë që nuk janë, të cilët shfaqin diçka ndryshe kur kanë përballë një vepër të tillë apo flitet për to.
Galeria e Arteve e cila ndodhet në kryeqytet, është një trashëgimi kulturore, brenda së cilës ruhen rreth 4000 vepra të ndryshme. Vepra këto të cilat u përkasin autorëve shqiptarë dhe të huaj. Vizitorët po ashtu janë të shumtë, por për pak kohë këta të fundit do iu duhet “të mos kënaqen” 100%.
Galeria e Arteve mëngjesin e sotëm, pra në datën 03.102018 dhe orën 08:00 ka hapur një tender. Ky tender ka të bëjë me blerjen e disa llambave dhe neonëve që nevojiten. Pra mesa duket në Galeri ka një problem të vogël me ndriçimin e veprave.
Tenderi do të mbyllet ditën e nesërme, pra në datën 04.10.2018 në orën 09:00.
E mesa duket pra të apasionuarit pas artit dhe kulturës që do të shkojnë të vizitojnë Galerinë këto ditë, do të “detyrohen” të shikojnë ashtu siç ata janë mësuar, vetëm një pjesë të veprave. Të paktën kjo gjë pritet të ndodhë deri në ardhjen e porosisë që pritet te kryhet pas mbylljes së tenderit.
Dokumenti i plotë: