• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 4 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

4 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
Ndotja në glob/ OKB: 9 milion vdekje në 2015
Home
Jetë

Ndotja në glob/ OKB: 9 milion vdekje në 2015

20 October, 2017 Redaktor2 Botë, Jetë

9 milionë vdekje në mbarë  botën ka shkaktuar ndotja e ajrit në vitin 2015. Sipas një raporti, i përpiluar nga Organizata Botërore e Shëndetësisë Lancet, 1 në 6 persona në botë vdesin për shkak të ndotjes që vjen nga ajri, uji apo toka, përfshirë ndotjen kimike dhe atë profesionale. Sipas kërkimit të ri,i  bërë nga Komisioni Lancet, vdekjet e hershme, në moshë më të re, i atribuohet pikërisht ndotjes së mjedisit në mbarë botës. Shqetësimi më i madh dhe rrezikshmëria më e lartë është ekspozimi i femijëve ndaj ndotjes kimike, që vjen nga industrializmi i vendeve modern.

Rreth 1 në gjashtë 6 vdekje të regjistruara në 2015, u shkaktuan nga ndotja e ajrit, tokës dhe ujit.  Sipas një raporti të ri të publikuar nga Organizata Lancet mbi Ndotjen dhe Shëndetin, 9 milionë viktima ka shkaktuar ndotja kimike në të gjithë botën. Kjo shifër alarmante ka shqetësuar së fundmi Organizatën Botërore të Shëndetit.  Landrigan, profesor mjekësie dhe bashkëkomisioner në Organizatën Lancet tha se mblodhën informacione mbi vdekjet e shkaktuara dhe rezultuan se vijnë nga të gjitha format e ndotjes, si ajo e ajrit, ujit, tokës, ndotja kimike dhe ajo profesionale në vendin e punës.  Sipas raportit më të fundit, 1.8 milionë vdekje ka shkaktuar ndotja e ujit, ndërsa ndotja në mjedisin e punës, është përgjegjëse për 0.8 milionë vdekje.

Një pjesë e konsiderueshme e vdekjeve rrëth 92 përqind që shkaktohen nga ndotja, ndodh tek ata njerëz që jetojnë në vendet me të ardhura të ulëta dhe të mesme. Dhe 1 në çdo 4 vdekje në moshë më të hershme ndodhin  në vendet që përpiqen të industrializohen me shpejtësi , siç janë India, Pakistani, Kina, Bangladeshi, Madagaskari dhe Kenia . Vendet shumë herë më të varfra shënojnë më pak vdekje nga ndotja, vuri në dukje Landrigan. Kjo nuk është ndotja tradicionale që po i vret njerëzit në këto vende me shpejtësi industrializimi, është ndotja e ajrit industrial urban, është ndotja kimike, tha ai.

Format moderne të ndotjes janë të gjitha të lidhura me industrinë moderne, qytetet moderne dhe stilin modern të jetesës,  tha Landrigan, duke shtuar se numri i vdekjeve po rritet frikshëm nga viti në vit. Dr. Olusoji Adeyi, Komisioneri për Shëndetin në Grupin e Bankës Botërore, tha se janë fëmijët, ata të cilët përballen me rreziqet më të larta dhe sipas tij është tejet e rëndësishme ndërgjegjëzimi ndaj kësaj kauze në rang  lokal, kombëtar dhe global.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ZAMIRA ÇAVO: 10 fakte per situatën
Previous article ARTAN HOXHA: Ku janë Provat!

Redaktor2

Postime të ngjashme

"PO NDËRTOJNË PARAJSË PRIVATE NË SHQIPËRI"/ Djali i Joe Biden sulmon familjen Trump dhe përmend projektin e Zvërnecit Aktualitet

"PO NDËRTOJNË PARAJSË PRIVATE NË SHQIPËRI"/ Djali i Joe Biden sulmon familjen Trump dhe përmend projektin e Zvërnecit

SAMITI I NATO-s NË ANKARA/ Rubio njofton pjesëmarrjen e presidentit Trump: Është nga më të rëndësishmit në histori, do sqarohen disa çështje që… Botë

SAMITI I NATO-s NË ANKARA/ Rubio njofton pjesëmarrjen e presidentit Trump: Është nga më të rëndësishmit në histori, do sqarohen disa çështje që…

PARALAJMËRON IRANIN/ Natanyahu: Po luani me zjarrin, opsioni ushtarak mbetet në tryezë Botë

PARALAJMËRON IRANIN/ Natanyahu: Po luani me zjarrin, opsioni ushtarak mbetet në tryezë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT