• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 15 November, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

15 November, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
NDOTJA E UJIT, TOKËS, PLAZHEVE/ Rama prezanton aplikacionin për denoncimin: Mbroni shëndetin dhe jetën (VIDEO)
Home
Politikë

NDOTJA E UJIT, TOKËS, PLAZHEVE/ Rama prezanton aplikacionin për denoncimin: Mbroni shëndetin dhe jetën (VIDEO)

17 December, 2021 Delo.autor Breaking News, Politikë

Në një kohë kur në të gjithë vendin ka nisur aksion kundër krimeve mjedisore, secili nga ne mund të kontribuojë në këtë drejtim, duke i denoncuar. Kryeministri Edi Rama ka prezantua sot aplikacionin e ri ‘Komisariati Digjital’, ku është bërë aktive dritarja e re për denoncimin e krimeve mjedisore. Tashmë nëse konstaton ndotje të tokës, ujit, parqeve, plazheve apo ndotje akustike, mund të denoncosh problemin, në mënyrë që problemi të marrë zgjidhje sa më shpejt.

“Mirmëngjes dhe me aplikacionin “Komisariati Digjital”, ku është bërë aktive dritarja e re për denoncimin e Krimit Mjedisor, e ku tani mund të denonconi ndotjen e tokës (vendbanimit, rrugëve, parqeve, plazheve), ujit, depozitimet e paligjshme të mbetjeve, ndotjen me inerte dhe ndotjen akustike, ju uroj edhe një ditë të mbarë. Kujdesuni për mjedisin edhe për veten”, shkruan Rama.

Kryeministri ka publikuar edhe një video në Facebook ku shpjegohet hap pas hapi si bëhet denoncimi. Fillimisht ngarkohet foto ku evidentohet akti i denoncuar, sipas kategorisë. Më pas duhen përcaktuar saktë qyteti dhe adresa e vendndodhjes, që denoncon në foto dhe hapi i fundit është klikimi i opsionit ‘dërgo’ duke vendosur nëse dëshiron ta ruash ose jo anonimatin.

Ky aplikacion u prezantua 2 ditë më parë edhe nga Ministri i brendshëm, Bledi Çuçi i cili tha se nga 1 shtatori i 2021 e deri më tani, janë regjistruar 276 denoncime për krimet mjedisore. Sipas ministrit, e rëndësishme në luftën kundër krimeve mjedisore është ndryshimi i mentalitetit të efektivëve që t’i trajtojnë këto krime njësoj si vrasja apo trafiku i drogës.

Policia ka intensifikuar edhe kontrollet në territor për krimet mjedisore, ndërsa më herët edhe kryeministri Edi Rama i ka bërë paralajmërime të qarta kryebashkiakëve për shtimin e masave për parandalimin e këtyre krimeve.

VIDEO

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ANALIZA/ Si mund të mbahet një planet me 11 miliardë njerëz? Një ekuacion shumë kompleks
Previous article PAS DEKLARATËS SË FORTË TË ONI PUSTINËS/ Reagon bashkëshortja e Ilir Shaqirit: Të të vijë turp (FOTO)

Delo.autor

Postime të ngjashme

AKUZAT E KRYEBASHKIAKUT/ Rama thyen heshtjen para socialistëve: S’janë të vërteta bisedat mes Gogut dhe Veliajt Politikë

AKUZAT E KRYEBASHKIAKUT/ Rama thyen heshtjen para socialistëve: S’janë të vërteta bisedat mes Gogut dhe Veliajt

ASAMBLEJA E PS/ Rama: Misioni i qartë, muaj vendimtarë për të folur me ata që deri sot s’na kanë dëgjuar Politikë

ASAMBLEJA E PS/ Rama: Misioni i qartë, muaj vendimtarë për të folur me ata që deri sot s’na kanë dëgjuar

"S'MUND T'I GJUASH ME GURË..."/ Rama debat me Spiropalin në Asamble! Deputetja: Ka mes nesh që kanë abuzuar me pushtetin, nëse duhet të jem flamingo, më quani Politikë

"S'MUND T'I GJUASH ME GURË..."/ Rama debat me Spiropalin në Asamble! Deputetja: Ka mes nesh që kanë abuzuar me pushtetin, nëse duhet të jem flamingo, më quani

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT