• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 17 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

17 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
NDOTJA E ADRIATIKUT/ Shqipëria, Kroacia dhe Mali Zi bashkë për të gjetur zgjidhje
Home
Sociale

NDOTJA E ADRIATIKUT/ Shqipëria, Kroacia dhe Mali Zi bashkë për të gjetur zgjidhje

23 February, 2018 F.autor Aktualitet, Sociale

Tre vende që përfitojnë ekonomikisht shumë nga Adriatiku, janë angazhuar për të gjetur një zgjidhje të qëndrueshme lidhur me eliminimin e ndotjes së këtij deti.
Gjatë një takimi të mbajtur në Dubrovnik të Kroacisë përfaqësues të qeverive respektive nënvizuan situatën problematike, impaktin tek turizmi si dhe ndërhyrjet alternative.

Ministri i Turizmit dhe Mjedisit Blendi Klosi, Ministri i Mjedisit dhe Energjisë i Kroacisë, Tomislav Ćorić, dhe ministri i Mjedisit i Malit të Zi, Pavle Raduloviç, vlerësuan bashkëpunimin e deritanishëm midis tre shteteve. Më në detaj Klosi solli në vëmendje masat e marra nga pala shqiptare, ku mes të tjerave operacioni “Clean and Green 2020” që synon pastrimin e Shqipërisë nga ndotja dhe gjelbërimin e saj, po jep rezultatet e tij të para.

”Po bëhet skanimi i të gjitha bizneseve që ndotin lumenjtë dhe do të merren masa ndëshkimore për çdo subjekt që depoziton mbetje në lumenjtë pranë veprimtarisë së tyre”, tha ministri Klosi nē këtë takim.

Ministri kroat i Mjedisit dhe ai i Malit të Zi sollën gjithashtu masat respektive që po merren në vendet e tyre, për të eliminuar ndotjen e ujërave detare.

Përvoja e Kroacisë ka në thelb krijimin e një fondi të mjedisit si një mekanizëm për zgjidhjen e problematikave mjedisore.

Ministrat e të tre vendeve theksuan rëndësinë e mjedisit të pastër dhe turizmit të qëndrueshëm, si dhe zbatimin e Konventës së Barcelonës. Ministri Klosi dhe homologët e tij ndanë të njëjtin mendim për një bashkëpunim më të fortë për zgjidhjen e çështjeve që lidhen me ndotjen detare në Detin Adriatik.

Nga ana e saj Republika e Kroacisë, si një Shtet Anëtar i BE-së garantoi se do të bëjë përpjekje shtesë për të siguruar financimet nga BE, si dhe do të ofrojë asistencë teknike Shqipërinë dhe Malin e Zi. pala kroate gjithashtu shprehu gatishmërinë për të shkëmbyer informacion në lidhje me zbatimin dhe forcimin e legjislacionit në fushën e menaxhimit të mbetjeve detare dhe projekteve që lidhen me zhvillimin dhe zbatimin e legjislacionit.

Ministrat ranë dakord që takimi i radhës në nivel operacional të mbahet në Zagreb në prill të këtij viti, ndërsa takimi i nivelit të lartë është parashikuar të mbahet në Shqipëri gjatë muajit qershor.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Irma Libohova zbulon projektin e madh ku do të jetë pjesë!
Previous article Dënim shembullor për lojtarin e njohur që rezultoi me doping

F.autor

Postime të ngjashme

PROJEKTI I RI PËR BANKËN E SHQIPËRISË/ Guvernatori dhe zv.guvernatorët nuk mund të arrestohen pa autorizimin e Gjykatës Kushtetuese Aktualitet

PROJEKTI I RI PËR BANKËN E SHQIPËRISË/ Guvernatori dhe zv.guvernatorët nuk mund të arrestohen pa autorizimin e Gjykatës Kushtetuese

ALARM NË RRJET/ Publikohen mbi 42 mijë materiale të abuzimit me të miturit nga një domein shqiptar Aktualitet

ALARM NË RRJET/ Publikohen mbi 42 mijë materiale të abuzimit me të miturit nga një domein shqiptar

ATENTATI NË POGRADEC NDAJ BRIAN SYZOS/ Arrestohet vëllai i autorit! Vendosi kamerën për të monitoruar lëvizjet e 'viktimës'! Në pranga edhe vetë 35-vjeçari i plagosur Aktualitet

ATENTATI NË POGRADEC NDAJ BRIAN SYZOS/ Arrestohet vëllai i autorit! Vendosi kamerën për të monitoruar lëvizjet e 'viktimës'! Në pranga edhe vetë 35-vjeçari i plagosur

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT