• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 5 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

5 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
NDOTJA ALARMANTE NË TIRANË/ Shtëllungat e tymit nga Fushë-Kruja deri në … (VIDEO)
Home
Sociale

NDOTJA ALARMANTE NË TIRANË/ Shtëllungat e tymit nga Fushë-Kruja deri në … (VIDEO)

10 January, 2018 g.autor Aktualitet, Sociale

Pothuajse çdo ditë mbi Tiranë mbërrijnë retë e zeza të tymit që del nga furrat e paligjshme që prodhojnë gëlqere në zonën e Fushë-Krujës.

Banorët e zonës jetojnë nën retë e zeza dhe thonë se janë të pafuqishëm, zgjidhje nuk japin as autoritetet shtetërore, të cilat njohin problemin, ndërsa ende nuk ka një studim mbi ndotjen në ajër nga aktivitetet e paligjshme.

Kemi hyrë në atë që qeveria e ka shpallur vitin jubilar të Skënderbeut. Turistët vendas dhe të huaj që shkojnë në Krujë, në kalanë e Skënderbeut, gjatë rrugës, pranë fshatit Krastë përballen me gropat e gëlqeres që djegin goma dhe sende te ndryshme shkaktojnë një ndotje të atillë që duket me sy të lirë edhe nga Tirana.

Reja gjigande e tymit që ngrihet mbi shtëpitë e banorëve të Krastës, Fushë-Krujës dhe zonave përreth, çliron çdo ditë dioksin dhe furanë, dy helme të rrezikshme. Por banorët janë të pafuqishëm për t’i gjetur një zgjidhje.

“Ditën i vënë filtrat, natën i heqin”, shpreht Arif Xherahi, banor i Fushë-Krujës.

“Shumë pluhur ka. Kur fshijmë bballkonin nga një gisht pluhur gjen”, shprehet Fllanxa Lisenaj, banore e Fushë-Krujës.

Në Ministrinë e Mjedisit ministri Klosi pranon i pafuqishëm, se aktiviteti është i paligjshëm:

“Këto janë gropa për djegien e gëlqeres që janë 100% të jashtëligjshme. ajo që ne do të kërkojmë është që ky aktivitet i ligjshëm të bllokohet nga institucionet shtetërore. nuk ka pikë më turistike për vendin tonë sesa mali i Krujës apo kështjella e Krujës, apo mali i Tomorrit, dhe kalaja e beratit , pra në zonat tona më të rëndësishme turistike dhe historike ne kemi shfrytëzimin më agresiv nga guroret apo leje shfrytëzimi për mineraret”, u shpreh Klosi.

Ndonëse ndotja në Fushë-Krujë dallohet me sy të lirë edhe nga Tirana, ministria e Mjedisit nuk disponon të dhëna për nivelin e ndotjes në zone.

Por sheh si për reduktimin e ndotjeve pranë zonave të banuara dhënien e lejeve minerare për guroret të paktën 1 km larg nga çdo zonë të banuar.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Mësuesen e nxjerrin me pranga nga takimi, nuk do e besoni pse (VIDEO)
Previous article Raporti i ri i Kongresit Amerikan: "Arsenali asimetrik i Putinit", si thelbi i kërcënimit global nga Rusia

g.autor

Postime të ngjashme

FOTOLAJM/ Ambasadori i BE, Silvio Gonzato shfaqet mes protestuesve Aktualitet

FOTOLAJM/ Ambasadori i BE, Silvio Gonzato shfaqet mes protestuesve

PROTESTA/ Murgesha: Veriun e kanë harruar, po na ra një sëmundje ne jemi përtokë Aktualitet

PROTESTA/ Murgesha: Veriun e kanë harruar, po na ra një sëmundje ne jemi përtokë

"RAMA, NE TA GRISIM KONTRATËN"/ Flamuj dhe pankarta, Bulevardi ndizet nga blicët e telefonëve Aktualitet

"RAMA, NE TA GRISIM KONTRATËN"/ Flamuj dhe pankarta, Bulevardi ndizet nga blicët e telefonëve

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT