• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
NDONJËHERË NOTOJNË EDHE MË MIRË SE VETË TË RRITURIT/ Si është e mundur që ndodh kjo gjë me foshnjat?!
Home
Jetë

NDONJËHERË NOTOJNË EDHE MË MIRË SE VETË TË RRITURIT/ Si është e mundur që ndodh kjo gjë me foshnjat?!

28 April, 2023 s.autor Jetë

Shumë prindër hedhin në ujë foshnjat e vogla pa të keq. Por, ajo që e bën interesante është fakti se ato notojnë aq mirë, sa ndonjëherë edhe më mirë se vetë të rriturit. Por, si është e mundur kjo gjë, kur ato as që mund edhe të ecin? Ne të gjithë kemi një refleks të quajtur refleksi i zhytjes së gjitarëve. Këto veti reflekse janë të forta te foshnjat dhe fëmijët e vegjël. Kjo i lejon ata të mbajnë frymën e tyre më gjatë dhe të ruajnë oksigjenin ndërsa janë nën ujë.

Çfarë ndodh me trupin e njeriut kur zhytet në ujë? Kur mbani frymën dhe shkoni nën ujë, fytyra dhe hunda bien në kontakt me ujin, gjë që shkakton tre ndryshime kryesore në trupin tuaj; rrahjet e zemrës tuaj ngadalësohen, ju ndaloni frymëmarrjen përkohësisht dhe enët e gjakut në gjymtyrët tuaja ngushtohen. Të gjitha këto ndryshime janë pjesë e asaj që quhet refleksi i zhytjes.

Ngadalësimi i rrahjeve të zemrës është i rëndësishëm sepse zvogëlon sasinë e oksigjenit që i nevojitet trupit për të funksionuar. Duke ndaluar frymëmarrjen, trupi mund të ruajë oksigjenin që tashmë ka. Nëpërmjet ngushtimit të enëve të gjakut, gjaku rrjedh drejt organeve vitale. Të gjitha këto ndryshime janë pjesë e refleksit të zhytjes.

Studimet tregojnë se foshnjat dhe të vegjlit kanë reflekse zhytjeje më të forta se të rriturit. Nuk dihet pse ky refleks është më i fortë te foshnjat, por shkencëtarët dhe disa ekspertë sugjerojnë se është një përshtatje evolucionare e krijuar për të ndihmuar në mbrojtjen e foshnjave nga mbytja. Sigurisht, kjo nuk do të thotë që foshnjat janë gati të notojnë në ujë menjëherë. Megjithatë, ekspertët thonë se kjo mund të plotësohet me një stërvitje noti, ndërkohë që këto reflekse janë të forta. Për më tepër, forcimi i këtij refleksi mund të parandalojë vdekjet e papritura të foshnjave.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article NË KËRKIM PËR VRASJEN E NIKULAJT/ Reagon portugezi: Nuk e di çfarë po thurni, por s’kam lidhje me krimin! Jam në Greqi
Previous article KONTROLLE NGA POLICIA RRUGORE NË DURRËS/ 3 shoferë të arrestuar, 10 patenta të hequra në një javë

s.autor

Postime të ngjashme

TMERR NË AJËR! Ndodh edhe kjo, pasagjeri lidhet me ngjitës dhe zinxhirë në avion, zbulohet shkaku Jetë

TMERR NË AJËR! Ndodh edhe kjo, pasagjeri lidhet me ngjitës dhe zinxhirë në avion, zbulohet shkaku

TRAGJEDI NË ITALI/ Gjenden të pajetë në dhomën e gjumit babai, nëna dhe vajza 5 vjeçe. Dyshimet e para Jetë

TRAGJEDI NË ITALI/ Gjenden të pajetë në dhomën e gjumit babai, nëna dhe vajza 5 vjeçe. Dyshimet e para

KINEMAJA BOTËRORE NË ZI/ Shuhet aktori legjendar i komedisë Tim Curry, nga “I vetëm në shtëpi” te “Scary Movie” dhe “IT” Jetë

KINEMAJA BOTËRORE NË ZI/ Shuhet aktori legjendar i komedisë Tim Curry, nga “I vetëm në shtëpi” te “Scary Movie” dhe “IT”

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT