Dy raste dhune fizike dhe psikologjike ditën e djeshme janë regjistruar në qytetin e Durrësit, ndërsa një prej tyre është kryer nga bashkëshorti i cili ka rrahur gruan e tij duke e kërcënuar në mënyrë të një pas njëshme. Ndryshe ka qenë rasti tjetër, teksa vjehrri është dhunuar nga dhëndri për motive të dobëta. Në të dyja rastet blutë e qytetit kanë marrë masat e parashikuara në ligjet me nenet përkatëse.
NJOFTIMET E POLICISË
Më datë 20.08.2018, u plotësua kërkesë padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershëm për shtetasen R.A., vjeçe 28, banuese në Durrës, pasi bashkëshorti, shtetasi J.Gj., vjeç 32, ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj saj. Materialet u referuan në Gjykatën e Shkallës së Parë Durrës. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006, ”Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.
Më datë 20.08.2018, u plotësua kërkesë padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershëm për shtetasin J.Gj., vjeç 32, banues në Durrës, pasi vjehrri, shtetasi S.A., vjeç 55, banues në Durrës, ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj tij. Materialet u referuan në Gjykatën e Shkallës së Parë Durrës. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006, ”Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.


