• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 1 November, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

1 November, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
NDODHEJ NË ARREST ME BURG/ Si ndryshoi masa ndaj Fatjon Murataj. Dje policia e gjeti në…
Home
Aktualitet
Kronikë

NDODHEJ NË ARREST ME BURG/ Si ndryshoi masa ndaj Fatjon Murataj. Dje policia e gjeti në…

13 March, 2023 s.autor Aktualitet, Kronikë

Fatjon Murataj u verifikua ditën e djeshme nga forcat e policisë nëse ishte ishte apo jo në banesën e tij, pasi gjykata i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”.

Pasi ka firmosur procedurat, pasditen e së dielës, ai ka thyer masën e arrestit shtëpiak dhe dyshohet se është larguar në Kosovë dhe më pas drejt Turqisë.

“Është verifikuar mbi faktin se Fatjon Murataj ka qenë me masë sigurie “Arrest në shtëpi”. Por burime të sigurta nga grupi hetimor konfirmuan se ditën e djeshme, një grup oficerësh policie, ashtu siç e parashikon dhe procedura, kanë shkuar në banesën e tij për të verifikuar nëse ka qenë apo jo në banesë. Pasi ka firmosur një procedurë të zakonshme për këdo person që është me masë sigurie “Arrest në shtëpi”, në rrethana ende të pasqaruara për grupin hetimor, ai është verifikuar dhe gjatë orëve të mesditës, dyshohet se është larguar në Kosovë dhe më pas drejt Turqisë”, raportoi gazetarja e ABC News, Xhensila Kodra.

Murataj është pronari i lokalit ku ndodhi ngjarja e rëndë mbrëmjen e së dielës në “Don Bosko”, ku u vra banakierja Mimoza Paja dhe mbetën të plagosur edhe 6 persona, mes tyre edhe një e mitur 10-vjeçare. Të plagosur mbetën Sahit Murati, Astrit Meraj, Emanuele Sala, Ermir Bejçuku dhe Genc Shohalli.

Fatjon Muratajt iu ndryshua masa e sigurise nga “Arrest në burg” në “Arrest shtëpie” në dhjetor të vitit të kaluar, dy muaj pas arrestimit. Ai u vu në pranga tetorin e kaluar pas zbulimit të një arsenali armësh në një apartament në zonën e Farkës, bashke me shtetasin Kristjan Gjini.

Por pas hetimeve, prokuroria e Tiranës zbuloi se në nje prej kutive ku mbaheshin armët u gjet vetëm një gjurmë gishti e Muratajt dhe për këtë rikualifikoi veprën penale, nga ajo e mbajtes pa leje të armëve të kryer në bashkëpunim në armë mbajtje pa leje në banesë. Pas kësaj, gjykata e shkallës se parë ka zëvendësuar masen e sigurisë nga ajo e “Arrestit në burg në “Arrest shtëpiak”

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article AKSIDENT NË KUKËS/ Makina përplas këmbësorin, niset me urgjencë drejt spitalit të Traumës
Previous article ZGJEDHJET LOKALE/ Meta në selinë e PD prej disa minutash, takim me Berishën

s.autor

Postime të ngjashme

AKSIDENT TRAGJIK NË HAS/ Përmbyset mjeti sportiv në Domaj. Humb jetën 46-vjeçari nga Kosova, plagoset vëllai i tij Aktualitet

AKSIDENT TRAGJIK NË HAS/ Përmbyset mjeti sportiv në Domaj. Humb jetën 46-vjeçari nga Kosova, plagoset vëllai i tij

E RËNDË/ 20-vjeçari shqiptar zbret të vendosë trekëndëshin pas aksidentit, përplaset tragjikisht nga një makinë Aktualitet

E RËNDË/ 20-vjeçari shqiptar zbret të vendosë trekëndëshin pas aksidentit, përplaset tragjikisht nga një makinë

PËRPLASJE NË MYSLYM SHYR/ Policia ndjek protestuesit, ata fshihen nëpër rrugica, hidhen molotovë drejt autobotit të ujit Aktualitet

PËRPLASJE NË MYSLYM SHYR/ Policia ndjek protestuesit, ata fshihen nëpër rrugica, hidhen molotovë drejt autobotit të ujit

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT