Qytetarët e lagjes 14 në qytetin e Korçës kanë ndërrmarrë një nismë të padëgjuar më parë.
Ata kanë rregulluar hapësirën rrugore duke bërë vijëzime në kuadër të Kodit Rrugor dhe kanë sistemuar lulishten mes bllokut të banesave të tyre.
Ka qenë kryebashkiaku i Korçës Sotiraq Filo, që e ka përgëzuar këtë gjest duke theksuar se vullnetarizmi është vlerë e shtuar e një shoqërie të zhvilluar.
‘Vullnetarizmi është vlerë e shtuar e një shoqërie të zhvilluar!
Një nismë për t’u përgëzuar ajo e banorëve të lagjes 14 në Korçë, të cilët japin një shembull qytetarie me sistemimin e lulishtes mes bllokut të banesave të tyre.
Një model i ri i kujdesit për hapësirën e përbashkët çlodhëse’, shkruan Filo krahas pamjeve.